Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

26:208. Ne nuk kemi ndėshkuar asnjė fshat (vendbanim), e ai tė mos ketė pasur pejgamber.

Sesion shkencor, kushtuar jetės dhe veprės sė Myderriz Sherif Ahmetit Printoni E-mail
Prishtinë, 18 mars 2008

ImageKryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, me rastin e 10 vjetorit të vdekjes së myderrizit tonë të njohur, haxhi Sherif ef. Ahmetit, në bashkëpunim me Fakultetin e Studimeve Islame dhe me Medresenë e Mesme “Alaudin” në Prishtinë, organizon: Sesion shkencor, kushtuar jetës dhe veprës së Myderriz Sherif Ahmetit

TEZAT PËR SESION

- Rruga jetësore e myderriz Sherif Ahmetit;
- Myderriz Sherif Ahmeti  pishtari i arsimit;
- Myderriz Sherif Ahmeti  myderriz dhe  pedagog në Medresenë  “Alaudin”;
- Myderriz Sherif Ahmeti pedagog në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë;
- Myderriz Sherif Ahmeti autor tekstesh;
- Myderriz Sherif Ahmeti imam, vaiz dhe hatib;
- Kontributi i myderriz Sherif Ahmetit në islamistikë;
- Myderriz Sherif Ahmeti nismëtar i publicistikës islame në Kosovë;
- Myderriz Sherif Ahmeti themelues i revistës Edukata Islame;
- Temat e trajtuar nga myderriz Sherif Ahmeti në publicistikën islame;
- Gjuha e myderriz  Sherif Ahmetit në veprën e tij;
- Qasja e haxhi Sherifit gjatë ligjërimit në raport me masën;
- Qasja e haxhi sherifit për ruajtjen e traditës dhe trashëgimisë pozitive;
- Myderriz Sherif Ahmeti përkthyes dhe komentues i Kur-anit në gjuhën shqipe;
- Kontributi i Myderriz Sherif Ahmetit në udhëheqjen dhe organizimin  e institucioneve islame;
Ftesë:
Ftojmë të gjithë ish-nxënësit, ish-bashkëpunëtorët, ish-studentët dhe bashkëkohanikët e myderriz Sherif Ahmetit që të kontribuojnë me materiale, foto, dorëshkrime, kujtime të shkruara të cilat do të ekspozohen (ato që janë për ekspozim) dhe do to botohen në një botim të veçantë.

Sesioni shkencor mbahet më 14 prill 2008.
Paraqitja për pjesëmarrje mund të bëhet deri më 05 prill 2008, me rezymenë e kumtesës jo më shumë se një faqe.
Kumtesa për lexim në tryezë nuk duhet të ketë më shumë se 5 faqe, kurse ajo për botim deri një tabak autori.
Adresa për paraqitje:
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës
Rr. “Bajram Kelmendi”, 84
10 000 Prishtinë
Tel.++ 381 38 224 024
Tel&Fax ++ 381 38 245 700
E-mail: Kjo adresė e-mail-i ėshtė e mbrojtur nga spam bots, duhet tė aktivizoni Java skriptet pėr tė parė atė
Kjo adresė e-mail-i ėshtė e mbrojtur nga spam bots, duhet tė aktivizoni Java skriptet pėr tė parė atė


Personi kontaktues: Ramadan Shkodra
Kjo adresė e-mail-i ėshtė e mbrojtur nga spam bots, duhet tė aktivizoni Java skriptet pėr tė parė atė
tel.++ 381 38 224 024
KËSHILLI ORGANIZUES
 
< I mėparshmi   Tjetri >