|
Myftiu Tėrnava, Apel pėr Konferencėn Islamike |
|
|
Prishtinë, 14 mars 2008 Njiheni pavarësinë e Kosovës Në prag të fillimi të Konferencës Islamike që po mbahet në Dakar të Senegalit, Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava i është drejtuar më një apel Sekretarit të Përgjithshëm të Konferencës Islamike Prof. dr. Ekmeludin Ihsanoglu, e përmes tij edhe të gjithë përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse, respektivisht 57 përfaqësuesve të shteteve anëtare të Konferencën Islamike.
Në apelin e Myftiu Tërnava për Sekretarin Ihsanoglu, ndër të tjera, thuhet: “Konferenca Islamike ta njeh sa më parë shtetësinë e Kosovës”. Apelin e Myftiut Tërnava për udhëheqësit e vendeve Islamike e ka transmetuar edhe televizionin prestigjioz “Al - Jezira” për dy ditë rresht në emisionet qendrore informative. Përndryshe, “Al - Jezira” është televizioni më i fuqishëm e më me ndikim në Botën Arabe. |