Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

20:31. Qė me tė tė ma forcosh fuqinė time,

Myftiu Tėrnava po viziton Austrinė Printoni E-mail
Prishtinë, 11 mars 2008

ImagePritet nga sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ambasadori Johannes Kyrl

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, po qëndron për vizitë punë në Austri, me ç’rast është pritur nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasadori Johannes Kyrl.

 Me këtë rast Myftiu Tërnava ka falënderuar ambasadorin Johannes Kyrl për përkrahjen dhe ndihëm që ka dhënë qeveria, e posaçërisht diplomacia austriake në mbarëvajtjen e procesit negociator për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës.
Gjithashtu Myftiu ka falënderuar qeverinë austriake për njohjen e shpejt të shtetit të Kosovës pas shpallës së pavarësisë.
Ambasadori austriak në takim u interesuar për pozitën e bashkësive fetare në Kosovë. Ambasadori Johannes Kyrl ka vlerësuar lartë kontributin e bashkësive fetare në krijimin e klimës që ofron popullatën e Kosovës në rrethanat e reja pas 17 shkurtit.
 Po sot në Vien Myftiu Tërnava ka vizituar Fakultetin e Filozofisë dhe Shkencave  të Edukimit të Universitet të Vjenës, ku është pritur nga drejtuesit më të lart të këtij fakulteti.
Me këtë rast Myftiu Tërnava pasi është njohur me historikun e Fakultetit të Filozofisë dhe Shkencave të natyrës nga prorektori i universitetit të Vjenës  Prof. Dr. Artur Mettinger,  Myftiu  Tërnava e njohu nikoqirin me historinë dhe zhvillimin e Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës. Në takimin e sotëm myftiu Tërnava dhe Prof. Dr. Artur Mettinger nënshkruan memorandum e bashkëpunim në mes Fakultetit të Filozofisë dhe Shkencave të Edukimi dhe Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinë.
 
< I mėparshmi   Tjetri >