Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

36:36. I pastėr nga tė metat ėshtė Ai qė krijoi tė gjitha llojet (ēiftet) nga ēka mban toka, nga vetė ata dhe nga ēka ata nuk dinė.

Myftiu Naim Tėrnava nė takim me kryetarėt e Kėshillave tė BI-sė Printoni E-mail
Prishtinë, 26 shkurt 2008

ImageDuhet që të angazhohemi me të gjitha kapacitetet që ta ndërtojmë një shtet funksional.
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava  sot ka takuar kryetarët e Këshillave të BI, pas zgjedhjeve në nivel të këshillave dhe pas emërimeve të  tyre në mandatin vijues për të udhëhequr më këshillat e BI.
Në këtë takim Myftiu Naim Tërnava, pasi u ka uruar shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ai u ka uruar edhe emërimin tyre për mandatin e ardhshëm katërvjeçarë. “Të nderuar kryetarë, ju keni fatin në anën truaj - fati historik, ngase jeni kryetarët e parë të emëruar në Kosovën e pavarura, me çka keni hyrë në historinë më të re të Kosovës”- tha në fillim Myftiu Tërnava.


Ndërsa duke folur për procesin zgjedhor myftiu tha: “Ne jemi të bindur që kemi bërë përzgjedhjen më të mirë për të udhëhequr me këshillat e BI, mirëpo ju të nderuar edhe besimin e marrë nga Kryesia e BI në përzgjedhjen tuaj, duhet që ta dëshmon me punë e angazhime në realizimin e objektivave të besimtarëve tuaj, ngase këtë e keni emanet.
Ne të gjithë nuk guxojmë që detyrat e besuar që ti kuptojmë si privilegje, por duhet kuptuar si përgjegjësi, dhe këtë së pari para Allahut, sepse e kemi misionin, pastaj para besimtarëve e edhe para institucioneve që ju kanë dominuar”.
Myftiu Tërnava një pjesë të fjalës së tij ia kushtoj edhe angazhimeve në Kosovën e pavarur, për se tha:
“Me krijimin e kushteve të reja, tashti në Kosovën e pavarur kemi mundësi më të mëdha për punë, andaj duhet angazhim i të gjithëve, ngase deri tash kemi qenë të angazhuar për bërjen e shtetit, tani shtetin e kemi realitet, madje të pranuar ndërkombtarisht, por ne tani duhet që të angazhohemi me të gjitha kapacitetet që ta ndërtojmë një shtet funksional.
Myftiu u kërkoi kryetarëve të këshillave që sa më parë të hartojnë prioritetet në punën e tyre, si dhe të angazhohen për zhvillimin e jetës fetare në teren”.
Kryetarët e këshillave në diskutimet e tyre ngiten shqetësimet e tyre dhe të besimtarëve për trajtimin e fesë në projektkushtetutën e Kosovës, si dhe mundë e gjetjes së mjeteve për ndërtimin e infrastrukturës vakufënore në terën.
 
< I mėparshmi   Tjetri >