“35:10. Kush e dėshiron krenarinė (le ta dijė), e tėrė krenaria i takon All-llahut (pra le tė kėrkojė prej Tij), te Ai ngrihet fjala e mirė (besimi) dhe veprimi i mirė, e Ai i pranon. E ata qė pėrgatitin dredhira tė kėqija, pėr ata ėshtė njė dėnim i rėndė dhe dredhia e tyre ėshtė e zhdukur.”
Myftiu Tėrnava nė hytben e parė nė Kosovėn e pavarur
Prishtinë, 22 shkurt 2008 Është në të mirë të Kosovës që të krijojmë shtet që çdo qytet i Kosovës ndihet i lirë e sovran
Sot në xhumanë e parë në Kosovën e pavarur në xhaminë “Sulltan Mehemet –Faith” në Prishtinë hytben e mbajti myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i cili ligjërimin ia kushtoj Pavarësisë së Kosovës . Fillimisht myftiu Tërnava u ka uruar xhematlinjve bërjen e shtetit pastaj Myftiu ka kujtuar përpjekjet shekullore te popullit tonë për liri e pavarësi. Për se siç u shpreh myftiu përpjekjet e popullit tonë kanë qenë koherente dhe në vazhdimësi për të jetuar i lirë e me dinjitet si të gjithë popujt e e qytetëruar.
Gjatë gjithë historisë bijtë më të mirë të populli tonë nuk ndalen përpjetët që ky vend të jetë i lirë kështu që pas shume sakrificave, e pas luftës heroike si dhe ndihmës që na ofruan miqtë tanë nga bota demokrati para 8 vjetësh e liruam Kosovën, ndërsa vetëm para më pak se nja jave e shpallem pavarësinë e saj, duke u bërë shtei më i ri në botë. “Xhematlinjë të nderuar, ne nga ky vend i shenje, falënderojmë të gjithë miq tanë nga bota demokratike që na përkrahen e na njohën shtetin e Kosovës. Njohja e shtetit të Kosovës në mënyrë masive nga bota demokratike është mrekulli në vete” tha ndër të tjerat myftiu Tërnava. Ndërsa duke folur për festim me rastin e shpalljes së pavarësisë dhe nga ana e populli Myfti veçoi: “kultura e lartë e treguar nga popullata e Kosovës gjatë manifestimeve me rastrin e shpallës së pavarësi është treguesi më i mirë që ky popull meriton shtetin. Ishte vetë mrekullia kur u festua në të gjitha anët e Kosovës dhe trojet shqiptare , por nuk pati kund as më të voglin incident, për këtë festim dinjitoz duhet falënderuar popullin fisnik të Kosovës i cili u dha lekcion edhe popujve të qytetëruar se si duhet shpreh gëzimin e shumë pritur”. Më tutje myftiu duke folur për obligimet që kemi ndaj dëshmoreve e miqve tan tha: ”Kemi për obligim që të kujtohem dëshmorët tanë, te respektojmë veprën e tyre madhore që bën për këtë ditë, të respektojmë familjet e tyre dhe të jemi mirënjohës ndaj miqve tanë ndërkombëtar. Në këtë fryme duhet që të vazhdojmë ndërtim e shtetit të Kosovës, shtet ky që fuqishëm po përkrahet nga bota , andaj është obligimi, i popullatës shumicë që të ofroj siguri për të gjitha komunitetet që jetojnë në Republikën e Kosovës, duke respektuar traditën, gjuhën, fenë e secilit që jeton në Kosovë. Është në të mirë të Kosovës që të krijojmë shtet që çdo qytet i Kosovës ndihet i lirë e sovran. Vetëm në këtë mënyrë ne qojmë në vend amanetin e shehidve tanë dhe njëkohësisht u dëshmojmë miqve tanë që jemi popull me traditë të lasht.