Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

25:22. Pėr kriminelėt atė ditė kur i shohin engjėjt nuk ka gėzim, sepse ata (engjėjt) u thonė: “Eshtė e ndaluar ēdo e mirė (apo xhenneti ėshtė haram pėr ju)!”

Me rastin e pavarėsisė sė Kosovės, Reisi i Maqedonisė uroi sot myftiun Tėrnava Printoni E-mail
Prishtinë, 20 shkurt 2008
ImageReisi i Maqedonisë Sylejman ef. Rexhepi ka përgëzuar sot në Prishtinë Myftiun e Kosovës Mr. Naim e Tërnava me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Jam këtu që t’ju uroj ju Myfti i nderuar, e për mes jush edhe gjithë popullin e Kosovës me rastin e shpalljes së pavarësisë- bërëjën e shtetit të Kosovës. Populli shqiptar në përgjithësi po ai i Kosovës në veçanti  historikisht është angazhuar për ti realizuar të drejtat e tij, andaj sot ballëhapur gëzon këtë ngjarje të madhe për të gjithë ne”- tha Reis ul-Ulemaja  i Maqedonisë Sylejman ef. Rexhepi në takim me myftiun e Kosovës, mr. Naim  Tërnava. Myftiu Tërnava pasi e ka falënderuar Reisin për vizitën  ka çmuar lartë angazhimet e Bashkësisë Islame të Maqedonisë për Kosovën dhe çështjen shqiptare në përgjithësi. Myftiu gjithashtu ka çmuar lart  sidomos kontributin e popullatës shqiptare që jeton në trojet e tyre në Maqedoninë për Kosovën në periudha të ndryshme nëpër të cilat kaloj populli ynë.   Andaj festa e pavarësisë  është e njëjtë  për të gjithë shqiptarët kudo që janë. .
Myftiu Tërnava dhe reisi Rexhepi potencuan se pavarësia e Kosovës do jetë faktor stabiliteti për rajonin.
 
< I mėparshmi   Tjetri >