| Myftiu Tėrnava u flet pėr shtetin nxėnėsve tė Medresesė |
|
|
|
Prishtinë, 19 shkurt 2008
Me këtë rast myftiu Tërnava iu drejtua nxënësve, ku fillimisht ua uroi pavarësinë dhe njohjen ndërkombëtare të shtetit të Kosovës. Të nderuar nxënës, pas shpalljes së pavarësisë, që nga dje kemi njohjen e vendeve demokratike. Kjo përkrahje dhe mbështetje që vjen nga shtete demokratike është e merituar, por njëkohësisht është edhe obligim për ne që të ndërtojmë një shtet të lirë e demokratik, ku respektohen të drejtat dhe liritë e çdo komuniteti, vend ku respektohet tradita e të gjithë popujve që jetojnë në Kosovë, vend ku respektohet liria dhe predikimit i fesë. ![]() Të nderuar nxënës që nga sot duhet që të punojnë e të angazhohemi jetësisht për përkrahjen dhe themelimin e një shteti të fuqishëm ku mbizotëron ligji e rregulli. Ne nga 17 shkurti jemi Republika e Kosovës me subjektivitet të qartë e të pranuar ndërkombëtarisht, ndërsa Bashkësia Islame e Kosovës, nga 17 shkurti është Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës, e banorët e Kosovës tanimë janë shtetas të Kosovës. Duke ju uruar juve dhe gjithëve Shtetin e Kosovës - pavarësinë, edhe një herë ju ftoj që të kontribuonin në forcimin e shtetit të porsalindur. Ne si Bashkësi, do japim kontributin tonë të këtë drejtim pa asnjë hezitim. Me hair dhe me shëndet!” Në fund Kori i medrese shfaqi një program të shkurt me ilahi, kaside e poezi për nder të shpalljes së pavarësisë. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|