| URIMI I MYFTIUT DREJTUAR QYTETARĖVE ME RASTIN E SHPALLJES SĖ PAVARĖSISĖ |
|
|
|
Prishtinë, 17 shkurt 2008 Të nderuar vëllezër dhe motra! Me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kamë nderin dhe kënaqësinë që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, organeve dhe institucioneve të saj dhe në emrin tim personal t’ju urojë nga thellësia e zemrës për këtë ditë madhështore dhe historike, me dëshirat më të mëdha për lumturinë dhe mirëqenien tonë të përgjithshme. Shpallja e Kosovës shtet i pavarur dhe demokratik nga Kuvendi i Kosovës hap një faqe të re në historinë e këtij populli, faqen më të ndritshme të tij, i cili aq shumë sakrifikoi për këtë ditë. Le të jetë kjo ditë e shënuar, rast për t’i treguar mbarë botës, sidomos atyre që me skepticizëm e shikojnë lindjen e shtetit të ri të Kosovës, se ne do të dimë t’i ruajmë vlerat demokratike për çdo qytetar të Kosovës, sidomos për pakicat, të cilët duhet ta ndiejnë veten të sigurt në atdheun e tyre të vjetër e të ri – Kosovën e Pavarur. Uroj nga zemra dhe e lus Allahun që të na dhurojë të gjithëve mbarësi, shëndet dhe gjitha të mirat, kurse ata që kanë rënë shehid duke derdhur gjakun e tyre për Kosovën, t’i gradojë me Xhenet. Allahu e ruajt Kosovën e pavarur dhe popullin e saj. K R Y E T A R I, Myftiu mr. Naim Tërnava |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|