| Vizitė nė Kryesinė e Bashkėsisė Islame tė Kosovės |
|
|
|
Prishtinë, 12. shkurt.2008 Drejtoresha për Aktivitete Ndërkombëtare, Departamenti për Evropën e Caritasit të Francës e viziton selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame në Prishtinë Drejtoresha për Aktivitete Ndërkombëtare, Departamenti për Evropën e Caritasit të Francës, zonja Zheneviev Kolas së bashku me bashkëpunëtorët e saj dhe me kryetarin e Caritasit të Kosovës, zotëri D. Viktorin i shoqëruar poashtu nga bashkëpunëtorët e tij, vizituan Selinë e Kryesisië së Bashkësisë Islame dhe të Shoqatës Humanitare Bereqeti në Prishtinë, të cilët i priti z. Fitim Flugaj ,kryetar i Shoqatës Humanitare Bereqeti me bashkëpunëtorët e tij. Gjatë kësaj vizite u zhvilluan edhe bisedime lidhur me bashkëpunimin në mes dy spektreve humanitare të dy komuniteve të ndryshme fetare, në veçanti biseda u përqendrua rreth partneritetit të deritanishëm të Shoqatës Humanitare Bereqeti dhe Caritasit të Kosovës në realizimin e projektit “Lufta Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore” i njohur me emrin Partneriteti Path, i cili përkrahet nga USAID-i, Caritasi i Francës dhe CRS- Amerikane, që si partner kryesor në implementimin e tij janë Bashkësia Islame me Shoqatën Humanitare Bereqeti dhe Kisha Katolike me shoqatën e saj Caritas Kosova. Kryetari i Shoqatës Bereqeti pasi u shprehu mirëseardhje përfaqësueses së lartë të Caritasit të Francës dhe delegacionit shoqërues, shprehu bindjen e tij se Bashkësia Islame me të gjitha institucionet e saja është e gatshme që të bashkëpunoj me të gjith ata që ia duan të mirën Kosovës dhe popullit të saj për luftimin e çdo dukurie negative që paraqitet në shoqërinë kosovar dhe më gjërë, për të cilën gjë Bashkësia Islame i paraprinë të gjithëve dhe vepron vazhdimisht në parandalimin e këtyre dukurive. Zonja Zheneviev e përshëndeti partneritetin në mes dy bashkësive fetare dhe suksesin e vërtet që e arritën dy bashkësitë fetare. Ajo premtoi për një përkrahje të vazhdueshme të Caritasit në të gjitha fushat humanitare që zhvillohen në Kosovë nga këto dy bashkësi fetare.Zonja në fjalë më shumëu përqendrua rreth projektit të Fjalë përshëndetse në këtë takim mbajti edhe D.Viktori dhe Nikolas Bodin menagjeri i deritanishëm i Caritas France për BE dhe Balkan i cili përfundon karierën e tij në këtë detyrë dhe zavendësohet nga Aurore Arnold e cila gjithashtu ishte prezente në këtë takim. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|