| Myftiu i Kosovės Naim Tėrnava u prit nga mbreti saudit Abdullah bin Abdul Aziz Al-Saud |
|
|
|
Prishtinë, 26 janar 2008 Myftiu gjithashtu mbretit saudit i përcjelli përshëndetjet më të sinqerta të institucioneve të Kosovës dhe njëherësh i bëri ftesë mbretit që të vizitojë Kosovën. Ndërsa Mbreti Abdullah bin Abdul Aziz Al - Saud në takim me myftiun shprehu interesimin e tij për gjendjen në Kosovë përse ai u shpreh: “Me dhembje të madhe kam përcjell gjendjen e krijuar gjatë luftës në Kosovë, e tani më vjen mirë që tash e nëntë vjet në Kosovë ka qetësi, zhvillim e përparim në të gjitha fushat e jetës”. ![]() Më tutje Mbreti saudit tha: “Kosova sot paraqet një storie të suksesshme të intervenimit ndërkombëtar, andaj ne si mbretëri kemi kontribuar në të gjitha fazat e zhvillimit të saj”. Mbreti Abdullah tha se në këto momente vendimtare për të ardhmen e tij popullit të Kosovës, më shumë se kurrë, i duhet urtësia, maturia, stabiliteti dhe garantimi i të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj, ndërsa institucionet e saj të jenë një faktor stabiliteti që reflektojnë fqinjësi të mirë me shtetet në rajon”. Mbreti i premtoi myftiut të Kosovës se edhe në të ardhmen, respektivisht në Kosovën e pavarur, Saudia do të jetë e pranishme në Kosovë, sidomos në fushën e investimeve për të krijuar një perspektivë të mirë për popullin e Kosovës. Gjithashtu Mbreti saudit shprehu gatishmërinë e tij për financimin e ndërtimit të Qendrës Kulturore Islame në Prishtinë. Në takim qenë të pranishëm edhe princi Fajsal bin Abdullah bin Abdul Aziz nga pala saudite, dhe Ahmet Sadriu- shoqërues i Myftiut Tërnava. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|