Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

7:94. Ne nuk e dėrguam asnjė pejgamber nė ndonjė vendbanim e qė nuk e ndėshkuam atė (popullin) me skamje e vėshtirėsi tė tjera, nė mėnyrė qė ata tė pėrulen (tė binden).

Shoqata “Bereqeti” ndihmoi familjet e dėshmorėve nė Reēak Printoni E-mail
Prishtinë, 25 janar 2008

ImageSot, pas namazit të xhumasë tek xhamia e fshatit  Reçak të komunës së Shtimës, Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” në bashkëpunim me imamin e xhamisë së këtij fshati Emin ef. Ahmeti , ka  shpërndarë nga 10 kg mish kurbani për 75 familje të dëshmorëve.
Shoqata gjithashtu këtyre familjeve u ka shpërndarë edhe  artikuj të veshmbathjes. Sipas kryetarit të shoqatës Fitim Flugaj mishi është siguruar nga Medreseja e mesme “Alaudin”. Më tutje  Flugaj thotë se nuk është zgjedhur rastësish fshati Reçak, ngase këtu si edhe në shumë lokalitete tjera të Kosovës familjet që dhanë për lirinë e Kosovës kanë nevojë për një përkujdesje qoftë  edhe simbolike.
Udhëheqësi i shoqatës thotë se ndihma me mish kurbani  ditë më parë u është shpërndarë edhe disa institucioneve tjera anë e kënd Kosovës.
Ndërsa drejtori i medresesë Ekrem ef. Simnica shprehet se edhe në këtë mënyrë Medreseje kthen tek populli, atë që populli e ka dhënë për medresenë.
 
< I mėparshmi   Tjetri >