Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

12:52. “Kėtė (e bėra thotė Jusufi) pėr ta ditur ai (ministri) se unė nuk e tradhtova tinėzisht dhe sė vėrtet All-llahu nuk realizon dredhinė e tradhtarėve.

Shėrbimi pėr informim-Lajmet
Ēyshku sė shpejti me xhami Printoni E-mail

Prishtinë, 25 prill 2012


Të mërkurën, para namazit të drekës në një manifestim rasti në fshatin Çyshk të Pejës nisi ndërtimi i xhamisë, ku përpos banorëve të Çyshkut e rrethinës qe i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga sekretari i Kryesisë, Resul ef. Rexhepi dhe Nexhmdin Hoxhaj -anëtar i Kryesisë së BIK. Të pranishëm qenë edhe Xhafer Demaj nga Kuvendi Komunal i Pejës, dr. Abdurrezak Edib nga Shoqata "Al Vakf", Udhëheqësit e Këshillit të Bashkësisë Islame të Pejës më në krye Musli ef. Arifaj-kryetar, si dhe përfaqësues të fshatit.

Mė shumė...
 
Myftiu Tėrnava studentėve: Mėsimi ėshtė farzi i parė nė Islam Printoni E-mail

Prishtinë, 24 prill 2012


Sot në selinë e Kryesisë së BIK, Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava në një ceremoni rasti ka bërë shpërndarjen e 62 bursa për studentët e Universitetit të Prishtinës, bursa këto që ka ndarë Banka Islame për Zhvillim me seli në Xhide të Arabisë Saudite.
Duke iu drejtua studentëve bursistë, Bashkësia Islame edhe në të ardhmen do të angazhohet që të rris numrin e bursistëve kosovarë.
Myftiu Naim Tërnava, i porositi studentët që të mësojnë, ngase mësimi  është mision i juaj - ju tha myftiu studentëve duke u kujtuar se mësimi është farzi i parë në islam.

 

 
Myftiu Tėrnava priti dr. Halid Erenin Printoni E-mail

Prishtinë, 23 prill 2012

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot në selinë e Kryesisë së BIK, drejtorin  e Qendrës për Kërkime, Kulturë, Histori e Art (IRCICA-së), me seli në Stamboll, Dr. Halid Eren, me të cilin bisedoj për thellimin e bashkëpunimit të institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës me IRCICA-së.

Mė shumė...
 
Muftiu i Kosovės Naim ef. Tėrnava nė Kėshillin e Bashkėsisė Islame tė Gjilan Printoni E-mail

Prishtinë, 18 prill 2012


Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, sot  u nderua me vizitën e Ekselencën së Tij, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.
Pasi uroi kryetarin e ri të Këshillit të Bashkësisë Islame, Dr. Mustafa Bajramin, përgjatë mesazhit që po ua sillte KBI-së në Gjilan, Myftiu i Kosovës tha se Bashkësia Islame e Kosovës është e njohur me tolerancën dhe disponimin zemërgjerë për bashkëpunim dhe tolerancë mes njerëzve.

Mė shumė...
 
Myftiu i Kosovės Mr. Naim Tėrnava u prit nga kryetari i Rahovecit Smajl Latifi Printoni E-mail

Prishtinë, 19 prill 2012


Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët u prit nga kryetari i Rahovecit Smajl Latifi.  Me këtë rast u bisedua lidhur me rrjedhat e përgjithshme në shoqëri, si dhe rolin e BIK-ut në këto procese.
Myftiu Naim Tërnava fillimisht falënderoi kryetarin Latifi për bashkëpunimin me Këshillin e Bashkësisë Islame të Rahovecit si dhe për kontributin e dhënë në sigurimin e një hapësire për ndërtimin e selisë dhe qendrës kulturore islame në qendër të Rahovecit, duke shtuar se kjo frymë bashkëpunimi do të vazhdojë të kultivohet edhe në të ardhmen.

Mė shumė...
 
U vu gurthemeli i selisė sė Kėshillit dhe qendrės kulturore nė Rahovec Printoni E-mail

Prishtinë, 19 prill 2012

Në një manifestim rasti, ku qenë i pranishëm Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga sekretari i Kryesisë, Resul Rexhepi dhe kryeimami Sabri Bajgora, pastaj përfaqësues të Kuvendit komunal të Rahovec, përfaqësues të këshillave të bashkësive islame dhe shume qytetarë nga Rahaveci e rrethina, u vu gurthemeli i selisë së Këshillit të BI dhe qendrës kulturore në Rahovec.

Mė shumė...
 
KMSh, Bashkėsia Islame e Kosovės dhe e Maqedonisė, grup pune pėr 100 vjetorin e pavarėsisė Printoni E-mail

 

Përfaqësues të tre bashkësive fetare islame në trevat shqiptare, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, kanë zhvilluar një mbledhje të përbashkët në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, në lidhje me aktivitetet që do të organizojnë këto bashkësi me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë gjatë vitit 2012.

Mė shumė...
 
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>