Prishtinë, 23 nëntor 2009 Duke iu përgjigjur interesimit të besimtarëve tanë, Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës rikonfirmon, se dita e parë e festës së Kurban - Bajramit është ashtu siç ka qenë e shënuar në Takvim-Kalendar, të premten më 27 nëntor 2009. Gjithashtu, Kryesia e BIK-ut sqaron opinionin, se prerja e Kurbanit duhet të filloj ditën e parë të fetës së Kurban – Bajramit (pas falës së namazit të Kurban-Bajramit), e që këtë vit i bie që të jetë dita e premte, andaj bëjmë me dije se thashethëmet që kurbani nuk pritet të premten janë të paqëndrueshme dhe pa bazë fetare. |
|
Prishtinë, 14 nëntor 2009
 Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës!
Zoti në Kuran thotë: "Zoti ju urdhëron që punët me përgjegjësi t'ua besoni atyre që janë të denjë për to, dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me drejtësi në mes njerëzve"(4: 58)
Nesër në vendin tonë mbahen zgjedhjet lokale, të parat në Republikën e pavarur e sovrane të Kosovës. Fillimisht dua që t’i përgëzoj partitë politike, mbështetësit dhe simpatizantët e tyre për fushatën e qetë e dinjitoze, ku para elektoratit paraqitën programet e tyre për një mirëqenie e prosperitet të qytetarëve të vendit tonë. |
|
Mė shumė...
|
|
|
Prishtinë, 4 nëntor 2009  Kryesia e BI të Kosovës, nëpërmjet këshillave vendor si tradicionalisht edhe sivjet ka bërë organizimin për shkuarjen e besimtarëve tanë në Haxh. Për këtë qëllim Kryesia e BI të Kosovës me kohë ka ndërmarr të gjitha masat e duhura që nga regjistrimi i të interesuarve për Haxh deri tek kryerja e proceduarve administrative. |
|
Mė shumė...
|
|
Prishtinë, 26 tetor 2009
Telegramngushëllimi Familjarëve që humbën të afërmit e tyre në tragjedinë e lumit Tisa
Të nderuar familjarë! Të nderuar qytetarë të Kosovës! Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, me shqetësim të madh ka marr lajmin për tragjedinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës në lumin Tisa, me ç’rast qe disa dite kane humbur 15 qytetarë të Republikës së Kosovës. Me këtë rast Kryesia e BI të Kosovës dhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava familjarëve të viktimave dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës u përcjellim ngushëllimet më të sinqerta. |
|
Mė shumė...
|
|
Prishtinë, 25 tetor 2009 Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët priti sot, në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës, zëvendësministrin e Vakëfeve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, z. Abdulaziz bin Abdullah al- Ammar, i cili në kuadër të vizitës që u bëri disa vendeve të rajonit, sot qëndroj për një vizitë të shkurtër edhe në Kosovë. Myftiu Tërnava pasi që falënderoj zëvendësministrin për kontributin e Mbretërisë saudite për Kosovën, tha se populli i Kosovës pret që Arabia Saudite të jetë në përkrahje të Kosovës, sidomos, presim një rol më të madh të Mbretërisë suaj në kuadër të Konferencës Islamike dhe Ligës Arabe për të ndikuar tek shtetet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që këtë ta bëjnë sa më parë. |
|
Mė shumė...
|
|
Prishtinë, 25 shtator 2009 Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, priti sot në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it, LTG. Markus Bentler, të cilit i shprehu mirëseardhje dhe i dëshiroj sukses në drejtimin e trupave të KFOR-it me mision në Kosovë. Myftiu Tërnava tha se forcat e KFOR-it qe një dekadë mbajnë dhe garantojnë paqen dhe stabilitetin në Kosovë edhe në rajon. |
|
Mė shumė...
|
|
Prishtinë, 20 shtator 2009 (Hytbe e mbajtur në xhaminë “Sulltan Murat” (Xhamia e Çarshisë) në Prishtinë)
Vëllezër e motra Të nderuar besimtarë : Sot është ditë feste e krenarie për të gjithë ata që me besnikëri kryen edhe këtë porosi të All-llahut xh.sh agjërimin e muajit të Ramazanit. |
|
Mė shumė...
|
|
|
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>
|