Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

29:68. E kush ėshtė mė mizor se ai qė shpif gėnjeshtėr ndaj All-llahut, ose pėrgėnjeshtron tė vėrtetėn pasi t’i ketė ardhur ajo? Po, a nuk ėshtė xhehennemi vend pėr jobesimtarėt?

Shėrbimi pėr informim-Lajmet
Me rastin e shėnimit tė Betejės sė Bedrit Printoni E-mail

Kryesia e BI shtroi iftar tradicional me udhëheqësit e Këshillave vendor të BI dhe nëpunësit e institucioneve të BI

Prishtinë, 28 shtator 2007

ImageSi tradicionalisht me rastin e natës së 17 të ramazanit respektivisht në respekt të  fitores historike në Betejën e Bedrit, Kryesia e BI të Kosovës shtroi iftar për udhëheqësit e Këshillave të BI dhe  nëpunësit e institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në këtë iftar që u shtrua në restorantin e Medresesë së mesme “Alaudin” të Prishtinës qenë të pranishëm rreth 200 pjesëmarrës. Të pranishmëve mirëseardhje u shprehu kryeimami i BI të Kosovës, Sabri ef. Bajgora, ndërsa me një fjalë rasti iu drejtua zv/kryetari i Kryesisë së BI-së Ahmet ef. Sadiu, i cili pasi që i përshëndetin të pranishmin në emër të myftiut  Naim Tërnava i cili për shkak të angazhimit jashtë shteti nuk qe i pranishëm në iftar, Ahmet efendiu tha:

Mė shumė...
 
Myftiu Tėrnava udhėton pėr vizitė zyrtare nė Gjermani Printoni E-mail
Prishtinë, 15 qershor 2007

ImageMyftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava  sot është takuar në Zyrën gjermane në Prishtinë shefin e kësaj zyre  Eugen Wollfarth me të cilin ka biseduar për agjendën e vizitës në gjermani. Myftiu Tërnava ka falënderuar shefin e Zyrës gjermane për angazhimin e tij për realizim e vizitës në Gjermani.

Mė shumė...
 
Myftiu Tėrnava u prit nė iftar nga Shefja e Misionit tė Zyres Amerikane nė Prishtinė, Tina Kaidanow Printoni E-mail
Prishtinë, 21 shtator 2007

ImageShefja e Zyres Amerikane në Prishtinë, Tina Kaidanow priti anëtar të Bashkësisë Islame të Kosovës me rastin e iftarit të organizuar nga Sektori për Marrëdhënie Publike të premten, me 21 shtator.
Në mesin e mysafirëve ishin Muftiu Naim Tërnava, shefi i kabinetit të tij Ejup Ramadani, anëtar të Fakultetit për Studime Islamike dhe përfaqësues të Këshillit të BI-së të Prishtinës.
Gjatë fjalimit të tij të dhënë para fillimit të darkës, Mufti Ternava theksoi marrëdhënien e fuqishme ndërmjet Zyres Amerikane dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, posaqërisht duke e përmendur vizitën e tij në Washington dhe pritjen e ngrohtë që i është bërë gjatë kësaj vizite në Departamentin e Shtetit, në mars të vitit të kaluar.
Shefja e Zyres Amerikane në Prishtinë poashtu tha disa fjalë me këtë rast.

 
Zbulohet pllaka pėrkujtimore kushtuar Lidhjes sė Prizrenit Printoni E-mail
Prishtinë, 11 qershor 2007

NJOFTIM PËR MEDIA
(FTESË)

Nesër në Prizren:
ZBULOHET PLLAKA PËRKUJTIMORE KUSHTUAR LIDHJES SË PRIZRENIT
Mbahet tryeza shkencore: “MESAZHET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT NË RAPORT ME REALITETIN SHQIPTAR SOT”

Mė shumė...
 
Promovim libri Printoni E-mail
Prishtinë, 10 qershor 2007

NJOFTIM PËR MEDIA
(FTESË)

Promovohet libri: “Lidhja shqiptare e Prizrenit në shtypin egjiptian”


Nesër në Prishtinë (11 qershor 2007)  në ora 14:00 në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës promovon librin më të ri të botuar nga edicioni botues “Dituria Islame” të studiuesit Mr. Qemajl Morina: “Lidhja shqiptare e Prizrenit në shtypin egjiptian”

Mė shumė...
 
Myftiu Tėrnava priti nė takim njohės komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ksavier Bu dė Marnak Printoni E-mail
Prishtinë,12 shtator 2007

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot në takim njohës në selinë e Kryesisë së BI komandantin e KFOR-it gjeneralin francez  Ksavier Bu dë Marnak.Image
 Pas takim gjenerali Ksavier Bu dë Marnak u shpreh: “Kam ardhur këtu që të vizitoj mikun tim Myftiun Tërnava, e di që sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë besimtarët në Kosovës -fillimi i Ramazanit.
Më këtë kam dashtë të tregoj vendosshmërinë e KFOR-it  për ruajtjen e stabilitet e qetësisë në Kosovë. Për këtë ne mbështetemi edhe në ngërzit e vullnetit të mirë”
Gjanerali Ksavier Bu dë Marnak në fund u ka uruar të gjithë besimtarëve të Kosovës fillimin e muajit të Ramazanit.

Mė shumė...
 
Myftiu Tėrnava nė Pejė Printoni E-mail
Prishtinë, 1 qershor 2007

Populli ynë tani më shumë se kur tani populli ynë duhet që të tregoj vlerat e tij humane

Në vazhdën e aktiviteteve në terren sot Myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava qëndroi në Pejë, më ç’rast fillimisht vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame ku u prit nga kryetari Nexhemdin ef. Hoxha i cili e njohu myftiun me zhvillimin dhe trendet e jetës fetare Pejë e Dukagjin. Myftiu pasi që ka dëgjuar me vëmendje zyrtarët e Këshillit ka inkurajuar ata për rezultatet e arritura dhe u ka premtuar mbështetjen e tij për sensibilizim e jetës fetare.
Mė shumė...
 
<< Fillim < E mėrparshme 71 72 73 74 75 76 77 78 79 Tjetra > Fund >>