|
Prishtinë, 21 nëntor 2012
Gjatë qëndrim në Stamboll Myftiu pati një takim me kryeministrin turk Rexhep Taip Erdoan, ndërsa në Ankara u priten nga presidenti Abdullah Gyl.
Më 19 e 20 nëntor 2012, në Stamboll u mbajt Konferenca e tetë e Këshillit Lartë Islamik të Evro-Azisë, në të cilin morën pjesë përfaqësuesit e 33 vendeve nga Evropa e Azia. Kosova në këtë konferencë u përfaqësuar nga Myftiu Naim Tërnava.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Prishtinë,9 nëntor 2012

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralin Volker R. Halbauer, të cilit i uroj sukses në krye të misionit të KFOR-it.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Prishtinë, 2 nëntor 2012
Nga: Myftiu i Kosovës / Mr. Naim Tërnava
Për: Ambasadoren amerikane në Kosovë
Znj. Tracey Jacobson
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
E nderuara zonja ambasadore, Jacobson!
Me shqetësim të madh kemi përcjellë pasojat e shkaktuara nga stuhia "Sandy" e cila goditi Bregun Lindor të ShBA- ve ku si pasojë e vërshimeve, përpos dëmeve të mëdha materiale, fatkeqësisht pati edhe humbje jetësh të njerëzve.
|
|
Mė shumė...
|
|
|

Mbrëmë rreth mesnatës nga Arabia Saudite, respektivisht nga aeroporti i Xhides, arriti në Kosovë grupi i fundit i besimtarëve tanë që këtë vit kreu Haxhin. Po nga Arabia Saudite para dy dite, janë kthyer edhe 3 gupe me haxhilerët tanë. Këtë vit nga Kosova Haxhin e kryen 880 besimtarë. Për t’i pritur haxhilerët tanë, në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” qenë përfaqësues të Kryesisë së BI të Kosovës, Këshillave vendor si dhe shumë familjarë të haxhinjve tanë.
|
|
|

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava priti sot Mustafa Es-Sakizli- drejtor i përgjithshëm i shoqatës për aftësimin dhe integrimin e ish -luftëtarëve gjatë revolucionit në Libi.
"Populli i Kosovës me vëmendje ka përcjellë ngjarjet e vitit të kaluar në Libi, dhe që nga fillimi ka përkrahur luftëtarët e lirisë. Ne kemi mbështetur rënien e regjimit diktatorial të Gadafit, ndërsa tani mbështesim forcimin e institucioneve të dala nga vullneti i populli libian"- tha Myftiu Tërnava.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Prishtinë, 26 tetor 2012
Me rastin e festës së festës së Kurban-Bajramit Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, nga ora 9-12, organizoi pritje urimi. Për t’i uruar krerët e BIK, të prirë nga Myftiu Naim Tërnava për festën e Bajramit, selinë e BIK-së e vizituan përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, të partive të ndryshme e të institucioneve shkencore, fetare e kulturore publike dhe individë nga qendrat e Kosovës dhe nga jashtë.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Prishtinë, 26 tetor 2012

Sot, në të gjitha xhamitë e Kosovës, besimtarë mysliman solemnisht kremtuan festën e Kuban-Bajramit. Manifestimi qendror për Kosovë u mbajt në Xhaminë “Sulltan Mehmet-Fatih” (Xhamia e Madhe) të Prishtinës. Një numër i madh i besimtarëve në kryeqytet, ashtu si çdo vit, që në orët e para të mëngjesit ua kish mësyer xhamive, e më së shumti pati në Xhaminë e Madhe, ku edhe qenë të pranishëm prijësit më të lart të Bashkësisë Islame të Kosovës.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>
|