Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

2:143. Dhe ashtu (siē ju udhėzuam nė fenė islame) Ne u bėmė juve njė pupull tė drejtė (njė mes tė zgjedhur) pėr tė qenė ju dėshmitarė (nė ditėn e gjykimit) ndaj njerėzve, dhe pėr tė qenė i dėrguari dėshmitar ndaj jush. E Kiblen nga e cila ti u drejtove nuk e bėmė pėr tjetėr, vetėm se pėr tė provuar atė qė shkon pas tė dėrguarit, nga ai qė kthehet prapa, ndonėse kjo ka qenė vėshtirė (pėr disa), por jo edhe pėr ata qė All-llahu i drejtoi. All-llahu nuk ėshtė qė t’ua humbė besimin tuaj. S’ka dyshim se All-llahu ėshtė shumė i butė dhe mėshirues ndaj njerėzve.

Kuran
Shėrbimi pėr informim-Lajmet
Myftiu Tėrnava priti gjeneralin Keith Jons Printoni E-mail
Prishtinë, 24 06 2009
Myftiu ne takim me Jons
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot Komandantin BSH të Lindjes në kampin “Bondestil”, Keith Jons, të cilin e njohu me organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës. Myftiu, gjithashtu, e njohu komandantin amerikan edhe me arritjen, sukseset dhe sfidat e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Mė shumė...
 
Seminar pėr metodat bashkėkohore tė mėsimit tė Kuranit Printoni E-mail
Prishtinë, 26 maj 2009Myftiu gjatë fjalimit

Sot në Prishtinë, në ambientet e Medresesë së mesme “Alaudin”, filloi Seminari rajonal për metodat bashkëkohore të mësimit të Kuranit fisnik dhe shkencave të tij.
Seminari është organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në bashkëpunim me Organizatën për Shkencë, Arsim e Kulturë ISESSCO, me seli në Rabat të Marokut, e cila vepron në kuadër të Konferencës Islamike.

Mė shumė...
 
Myftiu Tėrnava priti Ambasadorin shqiptar nė Prishtinė Islam Lauka Printoni E-mail
Prishtinë, 22 maj 2009
 Myftiu në pritje të ambasadorit shqiptar

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, ka pritur sot në takim njohës në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës, Ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka.
Myftiu fillimisht e ka përgëzuar ambasadorin Lauka për marrjen e drejtimit të misionin diplomatik të Shqipërisë në Kosovë dhe i ka ofruar gatishmërinë e tij dhe të BI të Kosovës për bashkëpunimin me Ambasadën Shqiptare në Prishtinë.

Mė shumė...
 
Mbahet Konferenca e 7-tė e Kėshillit Islamik tė Euro-Azisė Printoni E-mail

Myftiu në konferencë
PËR UNITET EDHE MË TË THEKSUAR TË MYSLIMANËVE
Nga data 12-15. 05. 2009 në Stamboll u mbajt Konferenca e 7-të e rregullt e Këshillit Islamik të Organizatës së Shura Euro-Azisë.
 Këshilli Euro-Aziatik është themeluar më 1995 me qëllim ti afrojë sa më shumë të gjitha vendet, të cilat historikisht i përkasin rrethit kulturor islamo-osman. Pra, fjala është për Këshillin Islam Ndërkombëtarë të cilin e përbëjnë myftinjtë nga Bashkësitë Islame të Euro-Azisë, bashkësi të cilat nga aspekti i akaidit (doktrinës islame) i përkasin shkollës Maturidije, kurse në Fikh (të drejtën islame) ndjekin shkollën Hanefite.

Mė shumė...
 
Myftiu Tėrnava priti njė delegacion nga StejtDepartamenti amerikan Printoni E-mail
Prishtinë, 18 maj 2009
Myftiu në pritje
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka pritur sot në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës një delegacion të pjesëmarrësve të departamentit të shtetit amerikan të titulluar “Komunitetet fetare dhe shoqëria civile” të kryesuar nga Stephen Batalden - drejtor i Qendrës Melikanane, pran Universitetit shtetëror të Arizonës, të cilët nga sot kanë filluar një vizitë disaditore në Kosovë me qëllim që të njihen me funksionimin e Bashkësive Fetare në kuadër të shoqërisë civile.
Mė shumė...
 
“Bereqeti” rroba vere pėr nxėnėsit e shkollės sė Arllatit Printoni E-mail
Prishtinë, 14 maj 2009

Arllat 14 maj
Shoqata "Bereqeti" ka vazhduar sot aksionin në ndihëm për shkollat rurale me veshmbathje. Sot, kryetari i Shoqatës “Bereqeti”, z. Fitim Flugaj i shoqëruar nga Xhaladin Fazliu kanë qëndruar në Arllat të komunës së Drenasit, ku për 100 nxënës të shkollës fillore “Abedin Bujupi” paralelja në lagjen e xhamisë ndan nga një palë rroba vere.

Mė shumė...
 
“Bereqeti” ndihmon me veshmbathje nxėnėsit nėpėr shkolla tė viseve rurale Printoni E-mail

 Bereqeti

Më 7 maj 2009, Shoqata Humanitare “Bereqeti” ka filluar një aksion humanitar për shpërndarjen e veshmbathjes për nevojat të nxënësve dhe personelit arsimor në disa shkolla nëpër zonat rurale të vendit. Këtë aksion shoqata e ka filluar në shkollën “Filip Shiroka” në fshatin Slivovë të Prishtinës dhe paraleles së sajë në Llajshevc, me ç’rast nga një palë rroba përfituan mbi 100 nxënës dhe stafi edukativo - arsimor i shollës.

Mė shumė...
 
<< Fillim < E mėrparshme 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 Tjetra > Fund >>