Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

6:63. Thuaj: “Kush ju shpėton prej errėsirave (trishtuese) tė tokės e tė detit e (nga trishtimi) ju e lutni atė haptas e fshehtas (duke thėnė), nėse Ai na shpėton prej kėsaj, ne do tė jemi (besimtarė) mirėnjohės?”

Shėrbimi pėr informim-Lajmet
NJOFTIM Printoni E-mail
Prishtinë, 22 mars 2010

bislame.net
Departamenti i të Rinjve të Bashkësisë Islame të Kosovës, në bashkëpunim me Këshillin e BI të Prishtinës, në kuadër të shënimit të datëlindjes së pejgamberit, Muhamedit a.s., nesër  (e marte) 23 mars 2010, organizon Manifestimin “Muhamedi a.s., shëmbëlltyrë për mbarë njerëzimin”.

Mė shumė...
 
Manifestim nė Gjilan Printoni E-mail
bislame.net
Departamenti për Gra e Kryesisë së  BIK-së në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore “Familja Kosovare” organizuan manifestimin e radhës në qytetin e bukur të Gjilanit.
Manifestimi u mbajt në Sallën e Kulturës, ku te pranishme ishin përfaqësuese të institucioneve të ndryshme.
Në emër të Departamentit për Gra të Kryesisë së BIK-së të pranishmet i përshëndeti Hanife Jahiri, ku me pas prezantoi temën: ”Roli dhe Pozita e gruas në Islam”. 
Mė shumė...
 
Myftiu Tėrnava priti ministrin Pajaziti Printoni E-mail

Prishtinë, 18 mars 2010

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot në selinë e Kryesisë së BIK-së, Ministrin e Punëve të Brendshme, Zenun Pajazitin, me të cilin bisedoj për bashkëpunimin e këtyre dy institucioneve. Pas takimit ministri Pajazit tha: “Ishte një takim në frymën e bashkëpunimit të rregullt që e kemi me Bashkësinë Islame të Kosovës, e cila është kontribuuese jashtëzakonisht e mirë në konsolidimin e shoqërisë kosovare, sidomos në sigurinë e qytetarëve. 

Mė shumė...
 
Myftiu Tėrnava priti shefin e ICO-sė Piter Fait Printoni E-mail
Prishtinë, 15 mars 2010


Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot në takim pune shefin e ICO-së, Piter Fait, të cilin e njohu me punën, angazhimet dhe sfidat e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Shefi i ICO-së, Piter Fait, pasi falënderoj Myftiun për pritjen, çmoi lartë rolin dhe kontributin e bashkësive fetare në Kosovë, e posaçërisht të Bashkësisë Islame për ofrimin e komuniteteve fetare e etnike në Kosovën e pasluftës.
Mė shumė...
 
Nė Ankara Printoni E-mail

Myftiu Tërnava u prit nga ministri i jashtëm turk Ahmet Davutogluo

Myftiu i Kosovës, Mr.  Naim Tërnava më 08 mars 2010, në Ankara u prit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë nga kryediplomati turk, Ahmed Davutogluo, i cili Myftiut i rezervoi një pritje të ngrohtë e miqësore.
Në takim me ministrin Davutogluo,  Myftiu Tërnava pasi çmoj lartë rolin dhe kontributin e Turqisë për Kosovën, falënderoj ministrin Ahemet Davutoglu për përkrahjen dhe mbështetjen e diplomacisë turke në organizmat ndërkombëtar për Kosovën.

Mė shumė...
 
Manifestim Printoni E-mail

Image

“A mjafton vetem 8 Marsi?”
Ishte motoja e manifestimit të organizuar nga Deparatamenti për Gra e Kryesisë së  Bashkësisë Islame të Kosovës për nder të nënës.
Programi u mbajt më 08.03.2010 nga ora 16:00-18:00 në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, ku të ftuara ishin përfaqësuese të institucioneve të ndryshme.

Mė shumė...
 
Deklaratė Printoni E-mail
Prishtinë, 6 mars 2010
Image
Me rastin e publikimit të fjalimit të don Anton Kçirës në Detroit (SHBA), Kryesia e BI-së te Republikës së Kosovës bënë këtë:

DEKLARATË

Ditëve të fundit në mjetet e informim publik, si në ato  ekektornike ashtu edhe në ato të shkuara, është publikuar një fjalim i don Anton Kçirës - prift katolik në kishin e Detroidit të SHBA-ve, në të cilin ai para tri vjetëve ( Maj, 2007) duke folur në një tubim publik-simpozium shkencor përdor fjalor ofendues, të ashpër,  të vrazhdët, degradues e skandaloz në adresë të shqiptarëve të besimit islam.
Mė shumė...
 
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>