|
Prishtinë, 13 mars 2012

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot përfaqësuesin e Lëvizjes Gylen, dr. Musafa Osxhan, i cili shoqërohej edhe nga Sadik Kesmxhi-drejtor i bordit të Universitetit "Fatih" të Stambollit, dhe Talip Aktash-drejtor i fondacion "Atmosfera" në Kosovë.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Prishtinë, 8 mars 2012
Sot pasdite është sulmuar Kryeimami Sabri ef. Bajgora
Sot, pasdite rreth orës 15:40, derisa po kthehej nga puna, në rrugën "Nazim Gafurri" në Prishtinë, afër shtëpisë së tij, është sulmuar fizikisht kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora, nga Musli Verbani-imam në xhaminë e Kaçanikut.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Prishtinë, 5 mars 2012

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava me ftesë të Myftiut të Omanit, shejh Ahmed el Halili, po qëndron për vizitë zyrtare në këtë vend të gadishullit arabik.
Kjo është vizita e parë e Myftiut të Kosovës në sulltanatin e Omaint, ku autoritetet vendës Myftiut Tërnava i bënë një pritje madhështore.
Myftiu i Omanit shejh Ahmed el Halili, pasi i përshëndeti dhe i dëshiroj mirëseardhje Myftiut Tërnava e falënderoj atë për vizitën, duke e konsideruar si të një rëndësie të veçantë, me të cilën do vihen themelet e bashkëpunimit zyrtar të të dy institucioneve fetare të të dy vendeve.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Prishtinë, 28 shkurt 2012

Me ftesë të Ministrit për Çështjet Fetare të EBA, Dr. Hamed al Shejbani, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava po qëndron për vizitë në këtë vend, ku që në ditën e parë u prit me nderime të larta nga Ministri Dr. Hamed al Shejbani, me të cilin pati një bisedë të ngrohët e vëllazërore.
Në takim, Myftiu edhe njëherë falënderoi Qeverinë e Emirateve për ndihmën që i kanë ofruar Kosovës gjatë dhe pas luftës.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Prishtinë, 23 shkurt 2012

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, me shqetësim ka marrë lajmin që me vendim të DKA – Mitrovicë Nr. 07 – 17/2011, 19.01.2012, nxënëseve që bartin shaminë u është ndaluar vazhdimi i mësimit të rregullt në shkollat e tyre, në Mitrovicë.
Kryesia e BIK, një vendim të tillë të DKA e konsideron të papranueshëm, ngase i njëjti bie ndesh me Kushtetutën e vendit e cila jo që lejon lirinë fetare por e garanton atë për të gjithë qytetarët e saj.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Të mërkurën më 22 shkurt, në dhjetëvjetorin e vdekjes së Myderrizit Sadridt efendi Prestreshit, në Prishtinë, organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në kujtim të jetës dhe veprës së tij, u mbajtën një sërë aktivitetesh.
Paradite, në selinë e Kryesisë së BIK-së, u mbajt sesioni shkencor “Myderriz Sadri efendi Prestreshi, jeta dhe vepra (1917-2002)”. Në hapje të sesionit qenë të pranishëm personalitete të njohura nga fusha e shkencës, kulturës dhe fesë, pastaj bashkëpunëtorë dh ish-nxënës të Myderriz Sadri efendiut. Sesioni u hap me një ashere nga Kurani të lexuar nga Vedat Sahiti, pas së cilës të pranishmeve iu drejtuar Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, i cili pasi përshëndeti këtë sesion, përveç të tjerash tha: "Myderriz Sadri ef. Prestreshi është vazhdimësi e hoxhallarëve dhe e ulemave që u angazhuan, sakrifikuan, luftuan e një pjesë e tyre ranë edhe shehidë-dëshmorë për lirinë dhe bashkimin e trojeve shqiptare. Nderi për mua është edhe më i madh dhe njëkohësisht jam edhe i emocionuar që po më jepet rasti edhe në këtë mënyrë për t'i thënë disa fjalë për Sadri efendiun..."
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Në xhaminë e fshatit u bë falja e namazit të xhenazes, të cilit i priu myftiu, Mr. Naim Tërnava.

Restelicë, 13 shkurt – Të hënën, pas namazit të iqindisë është bërë varrimi i nëntë viktimave të tragjedisë që goditi Restelicën mengjesin e së shtunës. Me gjithë kushtet e vështira klimatike, ngase të gjitha rrugët qenë të mbuluara me borë dhe qarkullimi bëhej me vështirësi, në ceremoninë e varrimit qenë një numër i madh i qytetarëve nga Gora, Opoja, Prizreni e rrethet tjera të Kosovës.
|
|
Mė shumė...
|
|
|