Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

9:33. Ai (All-llahu) ėshtė qė e dėrgoi tė dėrguarin e Tij me udhėzim tė drejtė e fe tė vėrtetė, e pėr ta bėrė qė tė dominojė mbi tė gjitha fetė, edhe pse e urrejtėn idhujtarėt.

Shėrbimi pėr informim-Lajmet
Nga vizita e Myftiut Tėrnava nė SHBA Printoni E-mail
Prishtinë, 2 maj 2007

PAVARËSIA E KOSOVËS PO KRIJOHET NË BASHKËPUNIM TË NGUSHTË ME KOMUNITETIN NDËRKOMBËTAR

Në vizitën zyrtare që po i bën SHBA myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava pos shumë takime që ka pasuar me zyrtarët e Stej Departamenti amerikan ka vizituar edhe komunitetet shqiptar në shumë qendra të SHBA-së, si në Uashington, Detroit, Nju-Jork e qendra të tjera.
 
Myftiu Tėrnava takon zyrtarė tė lartė amerikanė Printoni E-mail
Prishtinë, 27 prill 2007


Nga vizita në SHBA

Në të gjitha takimet gjatë kësaj jave  të vizitës në kryeqytetin amerikan, atij i është konfirmuar mbështetja zyrtare amerikane për planin Ahtisaari dhe pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava po zhvillon kësaj jave një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ç’rast është takuar me zyrtarë të lartë të administratës amerikane si dhe me anëtarë të Kongresit në kuadër të përpjekjeve të përfaqësuesve të Kosovës për animim të qarqeve ndërkombëtare për njohje të pavarësisë së Kosovës.
 
Myftiu Tėrnava nesėr udhėton pėr nė SHBA Printoni E-mail
Prishtinë, 19 prill 2007

Myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava nesër udhëton për vizitë disaditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Myftiu fillimisht do të shkoj në Uashington ku në Stejt Departamentin e Shteti do të ketë  takime me zyrtarë të lartë të Kongresit amerikan. Me këtë rast ai do të takohet me kongresmen dhe zyrtarë tjerë të administratës amerikane. .
Gjatë qëndrimit në Uashington përveç aktiviteteve tjera, myftiu do të takoj edhe udhëheqësit e Institutit Amerikan për Paqe ku do të mbaj ligjëratën: “Roli i bashkësive fetare në të ardhmen e Kosovës”. Ai, gjithashtu, do të vizitoj edhe selinë e kardinalit të Uashingtonit McCarrick.
Në Nju-Jork myftiu do të takoj përfaqësuesit e Konferencës Botërore Fetë për Paqe, si dhe do te takoj edhe udhëheqësit e Lobit shqiptaro-amerikan si dhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptar të organizuar nëpër qendra shqiptare.
 
Telegramngushėllimi Printoni E-mail
Prishtinë, 18 prill 2007

Znj.  Tina KAJDANOVA
Shefe e Zyrës së SHBA-ve në Kosovë
Prishtinë

Telegramngushëllimi

E nderuara znj. Kajdanova!

Me rastin e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Universitetin Virginia Tech, me ç’rast humbën jetën 32 studentë dhe shumë të tjerë u lënduan, luteni ti pranoni ngushllimet tona më të sinqerta.
 
Fjala e Myftiut nė hapjen e seminarit me arabologėt nga trojet shqiptare Printoni E-mail
 Prishtinë, 9 prill 2007

Kosovës i duhen edhe votat e 54 shteteve islame

ImageTë nderuar të pranishëm me lejoni që në emër të Kryesisë të BI Kosovës t’ju përshëndes të gjithë e në veçanti ti përshëndes mysafirët tanë kanë ardhur nga organizata: ISESCO  enkas për këtë seminar dhe organizata Granadapublication, si dhe profesorët e gjuhës arabe që janë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia. Besoj që për këto ditë në këtë ambient të bukur të Medresesë, në këtë ambient ku janë venë edhe themelet e shtetit të ri të Kosovës, në këtë ambient që është i mësuar për mbajtjen e tubimeve të natyrave të ndryshme, në të cilin brenda 10 vjetëve janë mbajtur më tepër se 1230 tubime, kjo vetvetiu flet se kjo traditë do të vazhdojë deri në kataklizëm përfundimtare. 

 
Seminar Printoni E-mail
ImageNjoftim për media
(Ftesë)

Nesër më 9 prill 2007, në ora 10:00 në Amfiteatrin e medresesë së mesme “Alauddin” të Prishtinës, në organizim të Kryesisë së BI të Kosovës, solemnisht hap punime Seminari parë rajonal i profesorëve të gjuhës arabe nga trojet shqiptare.
Sponsor i seminarit është ISESSCO (organizatë për arsim shkencë e kulturë) me seli në Rabat.

Paraprakisht ju falënderojmë për mirëkuptim e bashkëpunim!
 
Prononcim i Kryesisė sė Bashkėsisė Islame tė Kosovės Printoni E-mail
Prishtinë, 19 mars 2005

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dënon ashpër plaçkitjen dhe maltretimin e titullarëve të Kishës katolike që ka ndodhur ditën e diele në fshatin Binçë të Vitisë.
Ky është një akt i ulët dhe i mjerë i drejtuar kundër objekteve dhe titullarëve fetarë e që synon të cenojë lirinë dhe të drejtën e fesë.
Objektet fetare duhet të ndihmohen e kurrsesi të plaçkitën.
Kryesia shpreh shqetësimin e saj se pos plaçkitjes si motiv me këtë rast është atakuar edhe famullitari që është një rast pa presedencë deri me tash tek ne. Një akt të tillë e konsiderojmë jo njerëzor dhe si i tillë është për shqetësim.
Ne kërkojmë nga organet e rendit që kryesit e kësaj vepre jonjerëzore të kapën sa më parë dhe të vihen para drejtësisë.
Shpresojmë që akte të tilla të mos përsëriten!

Myftiu i Kosovës
Mr. Naim Tërnava
 
<< Fillim < E mėrparshme 21 22 23 24 25 Tjetra > Fund >>