Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

7:140. Musai tha: “Mos deshėt, pos All-llahut, tė kėrkoj pėr ju zot tjetėr, kurse Ai ju vlerėsoi mbi njerėzit e tjerė?”

Shėrbimi pėr informim-Lajmet
Presidenti bullgar shtroi iftar pėr krerėt e bashkėsive islame tė Ballkanit Printoni E-mail
Sofje 

ImageTë premten më 28 shtator 2007, në kryeqytetin e Bullgarisë në Sofje, presidenti bullgar Georgi Prvanon, për nder të udhëheqësve fetar të Ballkanit shtroi iftar në Pallatin presidencial.
Në iftar qenë të pranishëm udhëheqësit më të larët të Bashkësive Islame  nga shtetet ballkanike si kryetari i DIJANET-it, Prof. Dr. Ali Bardakoglu, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, kryetari i Bashkësisë Islame të Shqipërisë, haxhi Selim Muça, reisi i Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, Reisi i Malit të Zi, Rifat  Fejziq, pastaj myftiu i Bullgarisë  si dhe përfaqësues të bashkësive islame nga shtete tjera.
Në iftarin e shtruar nga presidenti bullgar qenë të pranishëm edhe ambasadorët e vendeve myslimane të akredituar në Sofje. Pas iftari të pranishëm patën takime të niveleve të ndryshme .
Është hera e parë që një president shteti jo mysliman tubon në iftar krerët e Bashkësive Islame të rajonit.

 
Nga vizita e myftiu nė Gjermani Printoni E-mail
Prishtinë, 22 qershor 2007

Myftiu Tërnava u prit nga zonja Uta Zapf - kryesuese e Komisionit për Evropën Juglindore në Bundenstagun gjerman

ImageGjatë vizitës në Gjermani, Myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërrnava u prit nga personalitete të rëndësishme të jetës politike dhe përfaqësues te institucioneve me rendësi. 
Pas takimeve në Bon, sot në Berlin (21 qershor 2007) Myftiu u prit nga dr. Andreas Schockenhoff, anëtarë i Bundestagut gjerman i shoqëruar nga këshilltari i tij i lartë për politik të jashtme z. Hans - Joachim Falenski. Me këtë rast z. Andreas vlerësoi lart kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe angazhimin e sajë për të krijua klimë të qetë politike, në veçanti në këtë fazë në të cilën aktualisht po kalon Kosova. 

 
Shoqata “Bereqeti” nė Drenas e Rahovec ka ndihmuar skamnorėt Printoni E-mail
Prishtinë, 2 tetor 2007

ImageMe moton “Iftari i agjëruesit” Shoqata Botërore për Thirrje Islame me seli në Tripoli të Libisë në koordinim me Shoqatën Bamirëse Bereqeti ka ndihmuar dje në Drenas  80 familje në nevojë me artikuj themelor ushqimor, gjëra sanitare dhe veshmbathje. Sipas kryetarit të shoqatës  bamirësie “Bereqeti” Fitim Flugaj kjo ndihëm vjen në muajin e shenjët të Ramazanit për familjet në nevojë.
 Kësaj radhe ndihma për nevojtarët  janë siguruar me donacion nga Shoqata Botërore për Thirrje Islame me seli në Tripoli të Libisë.
Gjithashtu dje edhe në qytetin e Rahovecit janë ndihmuar 70 familje në nevojë, ndërsa ditëve në vazhdim do të përfitojnë edhe një numër i caktuar i familjeve nevojtare në qendrat tjera të Kosovës.

 
Me rastin e shėnimit tė Betejės sė Bedrit Printoni E-mail

Kryesia e BI shtroi iftar tradicional me udhëheqësit e Këshillave vendor të BI dhe nëpunësit e institucioneve të BI

Prishtinë, 28 shtator 2007

ImageSi tradicionalisht me rastin e natës së 17 të ramazanit respektivisht në respekt të  fitores historike në Betejën e Bedrit, Kryesia e BI të Kosovës shtroi iftar për udhëheqësit e Këshillave të BI dhe  nëpunësit e institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në këtë iftar që u shtrua në restorantin e Medresesë së mesme “Alaudin” të Prishtinës qenë të pranishëm rreth 200 pjesëmarrës. Të pranishmëve mirëseardhje u shprehu kryeimami i BI të Kosovës, Sabri ef. Bajgora, ndërsa me një fjalë rasti iu drejtua zv/kryetari i Kryesisë së BI-së Ahmet ef. Sadiu, i cili pasi që i përshëndetin të pranishmin në emër të myftiut  Naim Tërnava i cili për shkak të angazhimit jashtë shteti nuk qe i pranishëm në iftar, Ahmet efendiu tha:

 
Myftiu Tėrnava udhėton pėr vizitė zyrtare nė Gjermani Printoni E-mail
Prishtinë, 15 qershor 2007

ImageMyftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava  sot është takuar në Zyrën gjermane në Prishtinë shefin e kësaj zyre  Eugen Wollfarth me të cilin ka biseduar për agjendën e vizitës në gjermani. Myftiu Tërnava ka falënderuar shefin e Zyrës gjermane për angazhimin e tij për realizim e vizitës në Gjermani.

 
Myftiu Tėrnava u prit nė iftar nga Shefja e Misionit tė Zyres Amerikane nė Prishtinė, Tina Kaidanow Printoni E-mail
Prishtinë, 21 shtator 2007

ImageShefja e Zyres Amerikane në Prishtinë, Tina Kaidanow priti anëtar të Bashkësisë Islame të Kosovës me rastin e iftarit të organizuar nga Sektori për Marrëdhënie Publike të premten, me 21 shtator.
Në mesin e mysafirëve ishin Muftiu Naim Tërnava, shefi i kabinetit të tij Ejup Ramadani, anëtar të Fakultetit për Studime Islamike dhe përfaqësues të Këshillit të BI-së të Prishtinës.
Gjatë fjalimit të tij të dhënë para fillimit të darkës, Mufti Ternava theksoi marrëdhënien e fuqishme ndërmjet Zyres Amerikane dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, posaqërisht duke e përmendur vizitën e tij në Washington dhe pritjen e ngrohtë që i është bërë gjatë kësaj vizite në Departamentin e Shtetit, në mars të vitit të kaluar.
Shefja e Zyres Amerikane në Prishtinë poashtu tha disa fjalë me këtë rast.

 
Zbulohet pllaka pėrkujtimore kushtuar Lidhjes sė Prizrenit Printoni E-mail
Prishtinë, 11 qershor 2007

NJOFTIM PËR MEDIA
(FTESË)

Nesër në Prizren:
ZBULOHET PLLAKA PËRKUJTIMORE KUSHTUAR LIDHJES SË PRIZRENIT
Mbahet tryeza shkencore: “MESAZHET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT NË RAPORT ME REALITETIN SHQIPTAR SOT”

 
<< Fillim < E mėrparshme 21 22 23 24 25 Tjetra > Fund >>