|
Prishtinë, 7 prill 2012
Nga: Myftiu, Naim Tërnava
Për: Ipeshkvit Zotëri, Dodë Gjergji
TELEGRAMURIMI
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Prishtinë, 5 prill 2012

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot, dijetarin e njohur turk, Prof. Dr. Tajar Altikulaç, i cili shoqërohej edhe nga Mustafa Ozxhan dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Myftiu Tërnava pasi i dëshiroi mirëseardhje dhe e falënderoi për vizitën tha se për ne është nder që ju kemi sot për vizitë këtu.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Vetëm unik, të bashkuar rreth fjalës së Zotit, ne kryejmë misionin tonë

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët më 28 mars ka qëndruar në Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit dhe atë të Dragashit, ku ka takuar imamët, me të cilët ka bashkëbiseduar për zhvillimin e jetës fetare në Këshillat në fjalë.
Takimi i Myftiut Tërnava me imamët, është në vazhdën e aktivitetit që Myftiu realizon në terren, me qëllim që nga imamët të njihet me aktivitetin, planet sfidat dhe problemet që hasin në punën e tyre me xhematë.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Prishtinë, 29 mars 2012
Këto ditë Stefan Shvarc ka publikuar një raport, në të cilin Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava e ka cilësuar si përkrahës dhe favorizues të Lëvizjes Vehabiste dhe grupeve ekstreme që gjoja po vepruakan në Kosovë.
Megjithëqë S. Shvarci njihet si një studiues i islamistikës, ai shpeshherë, - sidomos në raport me rrjedhat e fesë islame ndër shqiptarët, - ka ditur të jetë i njëanshëm, kontradiktor dhe tendencioz, sikurse ka ndodhur edhe me raportin e fundit të tij me titull: “Kosova vazhdon luftën kundër infiltrimit të Vahabistëve”, raport ky që nuk ka të bëjë asgjë më të vërtetën, po përbëhet prej disa shpifjeve, akuzave dhe etiketimeve, të cilat kanë për qëllim njollosjen e figurës së Myftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të institucionit që ai udhëheqë.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Prishtinë, 26 mars 2012
Me datën 26.03.2012 Departamenti i Gruas i BIK-së organizoi ligjëratën e radhës Tema: Tuberkulozi -Si të mbrohemi nga kjo sëmundje ?
Temën e shtjelloi në mënyrë të shkëlqyer:Dr. Rukije Mehmeti
Menaxher i PKT -së / NTP manager (Ministria e Shëndetësisë /Ministry of Health)
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Prishtinë, 22 mars 2012

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, priti sot ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë, Jan Brathu, të cilin pasi e falnderoi për vizitën e njohu me organizimin e BI të Kosovës.
Myftiu Tërnava edhe kësaj radhe falënderoi përmes ambasadorit, Mbretërinë e Norvegjisë për ndihmën qe i ka ofruar Kosovës gjatë dhe pas luftës.
"Ne shprehim konsideratën tonë ndaj Mbretërisë e Norvegjisë për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës gjatë ngjarjeve më të rëndësishme për lirinë dhe shtetndërtimin e saj.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Prishtinë, 15 mars 2012

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, sot ka marr nga Komuna e Prishtinës, vendimin e lokacionit për ndërtimin e Xhamisë në Prishtinë.
Me këtë vendim, Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Kuvendi Komunal i Prishtinës, i ndan truallin për ndërtimin e xhamisë afër Postës së Re, në ngastrën kadastale nr. 7437/17571, certifikata e pronësisë, nr. 4137, Zona kadastrale Prishtinë, Zona urbane, vendi i quajtur "Blloku III i ndërtesave", në sipërfaqe prej 8100 m katrorë.
Vendimi për dhënien e lokacionit për ndërtimin e Xhamisë së Re në Prishtinë, është miratuar në mbledhjen e Asamblesë Komunale më 23 shkurt 2012.
|
|
|