Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

67:12. Ata, qė pa e parė i frikėsohen Zotit tė vet, pėr ta ka falje dhe shpėrblim tė madh.

Shėrbimi pėr informim-Lajmet
Pėrurohet xhamia nė Siqevė Printoni E-mail

Më 11 maj 2012 në Siqevë (Klinë) në mënyrë solemne u bë përurimi i xhamisë së re të ndërtuar me kontributin e fshatërve të këtij fshati. Në këtë solemnitet mori pjesë Myftiu i Republikës së Kosovës Mr. Naim ef Tërnava me bashkëpunëtorë, kryetari i KBI të Klinës  Kadri ef Berisha, ish kryetari i KBI-së Klinë . Ali ef. Gashi. Pas namazit të xhumasë në këndimin e tekbireve u bë prerja e  shiritit  të xhamisë.

Mė shumė...
 
Bashkėsitė islame shqiptare takim pune nė Prishtinė Printoni E-mail

Me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë-
Bashkësitë islame shqiptare takim pune në Prishtinë

Përfaqësues të tri bashkësive fetare islame në trevat shqiptare, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, me dt. 8 Maj 2012, kanë zhvilluar mbledhjen e radhës të përbashkët në selinë e Kryesisë së Bashkësinë Islame të Kosovës në Prishtinë, në lidhje me aktivitetet që do të organizojnë këto bashkësi me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë gjatë vitit 2012.

Mė shumė...
 
Myftiu Tėrnava priti njė delegacion nga Banka Islame pėr Zhvillim Printoni E-mail

Prishtinë, 27 prill 2012


Myftiu i Kosovës, Mr. Nim Tërnava sot prit një delegacion nga Banka Islame për Zhvillim i cili po viziton Kosovën. Në këtë takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunim me Kosovën në fusha të ndryshme e në veçanti në financimin e projekteve nga Banka Islame në fushën e arsimit shëndetësisë dhe infrastrukturës.

Mė shumė...
 
Myftiu Tėrnava priti prof.dr. Hasan Kamil Yilmaz Printoni E-mail

Prishtinë, 26 prill 2012


Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava priti sot zëvendës kryetari  DIJANET-it, Hasan Kamil Yilmaz të cilin e falënderoj që po i bënë Kosovës dhe Bashkësisë Islame. Myftiu Tërnava, falënderoj mysafirin nga DIJANET-tit turk për pranin e tij një natë më parë në manifestimit e Mevludit në Prizren  dhe për vizitën qe i beri ai medresesë në Prizren.

Mė shumė...
 
Rindėrtohet xhamia nė Biti Printoni E-mail


Në fshatin Biti (Shtërpcë) më 26 prill  në prani të autoriteteve më të larta të BIK, KBI të Ferizajt, zyrtarëve komunal e shumë xhematlinjëve  ka filluar rindërtimi i xhamisë së re. Imami i këtij fshati Abdyl ef.Hasani  me përkushtim e devotshmëri ka kryer  për 38 vitesh radhazi dhe po kryen detyrën e imamit, mualimit dhe vaizit në këtë xhami. Ai ndjehej shumë i lumtur  dhe nuk mundte t’i fshihte emocionet e gëzimit dhe të haresë në këtë inaugurim. “Rindërtimi i kësaj xhamie ka një rëndësi historike dhe strategjike për shkak të konfiguracionit që ka në këtë anë. Falënderoj Kryesinë e BIK, dhe organizatën nga Kuvajti si  dhe organet komunale që kanë ndihmuar  në këtë rast”, iu ka thënë të pranishmëve Abdyl ef. Hasani.

Mė shumė...
 
Fillon rindėrtimi i xhamisė nė Shajkoc Printoni E-mail

Më 25.04.2012, në fshatin Shajkoc (Podujevë) në prani të strukturave më të larta të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), KBI të Podujevës, zyrtarë nga KAD-i që ishin përfaqësues edhe të donatorit për rindërtimin e xhamisë dhe shumë xhematlinjëve  u vu gurthemeli për rindërtimin e xhamisë. Imami i xhamisë së fshatit  Shaban ef. Mulolli iu ka dëshiruar mirëseardhje mysafirëve,  duke përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe falënderuar për pjesëmarrje në këtë ngjarje të madhe për këtë xhematë.

Mė shumė...
 
Myftiu Tėrnava nė Pejė: Vetėm unik do jemi nė misionit tonė qė na takon Printoni E-mail

Prishtinë, 25 prill 2012


Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, i shoqëruar nga sekretari i Kryesisë, Resul Rexhepi,  qëndruan në Këshillin e Bashkësisë Islame të Pejës, ku u priten nga Kryetari i KBI, Musli ef. Arifaj me bashkëpunëtorë.
Në takim me drejtuesit e KBI, myftiu Tërnava është njohur me projektet dhe prioritet që ka Këshilli i BI. Myftiu Tërnava shprehu gatishmërinë e Kryesisë që të angazhohet në realizimin e projektove të Këshillit, sidomos në ndërtimin e vakëfeve të reja dhe objekteve të infrastrukturës.

Mė shumė...
 
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>