Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

90:1. Betohem nė kėtė qytet!

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni nė verzionin e ri, duke klikuar KĖTU!

Shėrbimi pėr informim-Lajmet
Myftiu Tėrnava viziton Kėshillin e Bashkėsisė Islame tė Shtimes Printoni E-mail

 

 

Myftiu u Republikës së Kosovës mr.Naim ef Tërnava  i shoqëruar nga Ahmet ef. Sadriu, Vedat ef. Sahiti  më 21 mars vizitoi KBI-në në Shtime ku u prit nga nga kryetari i këtij Këshilli Isa ef. Tërshani me bashkëpunëtorë. Kryetari Isa ef. Tërshani fillimisht shprehu konsideratën e tij më të lartë dhe falënderoi Myftiun për punën e tij të palodhshme, në mbrojtje të islamit dhe interesave të myslimanve të Kosovës. Njëherit e njoftoi Muftiun për konsolidimin e Këshillit dhe angazhimet për këtë periudhë si Këshill i ri. Jemi të vetëdijshëm se na presin vështirësi të shumta, e në veçanti në aspektin financiarë, jemi komunë e vogël e nuk kemi pasuri vakufnore, të hyra tjera s’ka pos anëtarësisë, e këtu mendojmë të mobilizohemi e të punojmë bashkërisht me të gjithë imamët e tia dalim në sigurimin e të ardhurave të imamëve në Këshillin tonë.

 

Mė shumė...
 
Myftiu Tėrnava takoi kryetarin e Bankės Islame pėr Zhvillim Printoni E-mail

Prishtinë, 19 mars 2013

Gjatë vizitës në Arabinë Saudite, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava vizitoj në Xheda edhe Bankën Islame për Zhvillim ku mori pjesë në Forumit Ekonomik "Xheda2013. Në margjina të Forumit, Myftiu  Tërnava pati një takim pune me Kryetarin e Bankës Islame për Zhvillim. dr. Ahmed Muhamed Ali.

Mė shumė...
 
Myftiu Tėrnava vizitoj RABITA-nė Printoni E-mail

Prishtinë, 18 mar2013

Gjatë vizitës në Arabinë Saudite, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava qëndroi edhe në qytetin e shenjtë të Mekës, ku kreu umren dhe vizitoi disa nga vendet e shenjta.
Ndërsa, të dielën, më 17 mars 2013, Myftiu Tërnava u prit në selinë e RABITA-së (Liga e Botës Islame) nga sekretari i përgjithshëm, dr. Abdullah al Turki, i cili i dëshiroi mirëseardhje Myftiut të Kosovës dhe qëndrim të këndshëm në Mekë.

Mė shumė...
 
Myftiu merr pjesė nė manifestimin Medina Kryeqytet i Kulturės Botėrore Islame pėr vitin 2013 Printoni E-mail

Myftiu Tërnava merr pjese në manifestimin Medina Kryeqytet  i Kulturës Botërore Islame për vitin 2013
Prishtinë, 14 mars 2013
Me ftesë të Princit të Medinës, Fejsal bin Selman bin Abdul Aziz, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava po merr pjesë në Manifestimin e organizuar me rastin e zgjedhjes së Medinës Kryeqytet i Kulturës Botërore Islame për vitin 2013.
Ky manifestim organizohet nën patronatin e Princit Selman bin Abdul Aziz Al Saud, ku po marrin pjesë personalitete të njohura nga shumë vende të botës si, Myftinj, Ministra të Kulturës, Ministra të Çështjeve Islamike, zv. Ministra, ish- president etj.

Mė shumė...
 
Komunikatė pėr opinion Printoni E-mail

Prishtinë, 9 mars 2013
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës e dënon aktin e djeshëm në Xhaminë e Podujevës ku gjatë kohës së namazit të xhumasë, në xhami u shkaktua dhunë,  rrëmujë e përplasje duke dhunuar xhaminë si vend të faljes e të adhurimit, dhe xhematlinjtë që kishin shkuar për ta falur namazin, kur një grup njerëzish, u përpoqën të sfidonin vendimin e ligjshëm të këshillit të BI  të Podujevës, të miratuar edhe nga Kryesia e BIK-ut, për emërimin e Imamit Imri Llugaliu, në bazë të konkursit publik.

Mė shumė...
 
Myftiu u prit nga ministri Buja Printoni E-mail

Prishtinë, 8 mars 2013
Myftiu Tërnava e ministri Buja dakordonen që të rishqyrtohet udhëzimi administrativ që ndalon nxënëseve të mbuluara mësimin në shkollat publike

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava në takim që pati sot me Ministrin e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, dr. Ramë Buja, ka kërkuar që të tërhiqet Udhëzimi Administrativ nr 6/2010 të datës 11 maj 2010, me të cilin po pengohen nxënëset që bartin shami të ndjekin procesin mësimor në sistemim publik të arsimit.

Mė shumė...
 
Myftiu i Kosovės Naim Tėrnava nderon dėshmorėt nė Prekaz Printoni E-mail

Prishtinë, 6 mars  2013

Me rastin e shënimit të përvjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, sot Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, vizituan Kompleksin Memorial Adem Jashari  në Prekaz,  ku për dëshmorët në 15 vjetorin e rënies heroike  kanë kënduar "Fatiha".

Mė shumė...
 
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni në verzionin e ri, duke klikuar KËTU!