Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

5:29. Unė (nuk dua tė tė mbys, por) dua qė ta bartėsh mėkatin tim dhe mėkatin tėnd, e tė bėhesh nga banorėt e zjarrit, e ai ėshtė dėnim i zullumqarėve.

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni nė verzionin e ri, duke klikuar KĖTU!

Pėr njė avancim tė shtypit islam Printoni E-mail

Mr. Qemajl Morina

Islami është fe e diturisë dhe e informimit, fe e logjikës dhe e dialogut. Pejgamberi a.s. i kaloi trembëdhjetë vjet në Mekë duke thirrur për në rrugën e Allahut xh.sh.; bisedonte me ata të cilët ishin në dilemë, duke përdorur metodat më të mira; u fliste njerëzve vazhdimisht duke ua hapur të gjitha shtigjet e mundshme. Ajeti i parë i Kur`anit na urdhëron me fjalën "ikre", që në gjuhën shqipe do të thotë "Lexo"! "Mëso", "Studio", "Hulumto" etj.

Mė shumė...
 
Feja nė fjalorin e shqipes sė sotme, fjalor i ri - me paragjykime tė vjetra Printoni E-mail

Mexhid Yvejsi

ImageAkademia e Shkencave e Shqipërisë
Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë

FJALOR I SHQIPES SË SOTME
Botimi i dytë i ripunuar (me rreth 35.000 fjalë)
Botues: "Toena", Tiranë, 2002 

Në fund të vitit që shkoi, doli nga shtypi Fjalori i Shqipes së Sotme, botuar nga "Toena", Tiranë, 2002.

Realizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, "Fjalori i shqipes së sotme" është përuruar me 27 janar 2003, në ambientet e Institutit Albanologjik të Prishtinës.

Mė shumė...
 
Fushata kundėr organizatave humanitare Islame nė Kosovė Printoni E-mail

Nexhat Ibrahimi

Loja e standardeve dhe kritereve të dyfishta ndaj muslimanëve është e pranishme dhe kohët e fundit është intensifikuar si në botën e jashtme ashtu edhe në Kosovë. Shembulli më i mirë për këtë është raporti dhe marrëdhëniet e Botës Perëndimore por edhe të vendorëve ndaj organizatave humanitare nga vendet islame në Kosovë dhe përgjithësisht në botë, të cilat janë bërë 'nishan' ideal për spekulime të nduarnduarta, sulme mediale, bastisje, e madje edhe arrestime e burgosje.

Mė shumė...
 
FSI, vatėr e pashuar e dijes dhe kulturės fetare Printoni E-mail

Rexhep Elezaj

Në vend të përgëzimit 

ImageFakulteti i Studimeve Islame, vatër e pashuar e dijes dhe Kulturës fetare

Më 25 janar 2003 u bënë dhjetë vjet që kur në Prishtinë u themelua Fakulteti i Studimeve Islame (FSI). Rrita dhe puna e këtij institucioni të lartë arsimor islam gjatë një dekade, patjetër na rikujton kohët e vështira dhe datat e lavdishme nga historia jonë e vjetër dhe e re. Na rikthen pashmangshëm në shpalimin e kohës dhe ecjes së saj shtigjeve të vështira, nëpër të cilat bashkë me të do të kalonte edhe fati dhe historia e mësimeve islame në Kosovë.

Ky përvjetor na rikujton Kosovën deri dje të okupuar egërsisht nga regjimet barbare serbe, të cilat për më shumë se një shekull torturuan dhe shkelën të drejtat fetare islame të shqiptarëve me metoda makabre anticivilizuese.
Mė shumė...
 
Rėnia e Bagdadit Printoni E-mail

Mr. Qemajl Morina

Islami në botën bashkëkohore

ImageMë 20 mars bota ishte dëshmitare e një ofensive të re që ndërmorën forcat e koalicionit në drejtim të Irakut. Mbi kryqendrën e Irakut, në Bagdad, dhe në shumë qytete të tjera të Irakut u hodhën me mijëra tonelata bombash të llojeve të ndryshme nga aeroplanë bombardues, si dhe u gjuajtën me qindra raketa nga anijet dhe nëndetëset që ishin vendosur në afërsi të Irakut. Aksioni udhëhiqej nga boshti anglo-amerikan, i ndihmuar nga disa shtete tjera më të vogla, të cilat përveç përkrahjes morale, nuk kishin ndonjë rol të rëndësishëm.

Mė shumė...
 
Kur shqiptari deklarohet ashkali dhe rus... Printoni E-mail

Dr. Milazim Krasniqi

ImageShefi i Zyrës gjermane në Kosovë, Peter Rondorf, bëri të ditur këtë javë disa të dhëna që kanë të bëjnë me azilantët shqiptarë të Kosovës në vendin e tij dhe me politikat e kthimit të tyre në Kosovë. Ajo që ra posaçërisht në sy në prononcimin e diplomatit gjerman, është se ka raste kur shqiptarë të Kosovës, për të fituar statusin e refugjatit në Gjermani, kanë ndërruar identitetin dhe janë deklaruar si ashkalinj, e madje edhe si rusë!

Mė shumė...
 
Sidromi i islamofobisė perėndimore Printoni E-mail

Mr. Qemajl Morina

Islami në botën bashkëkohore

"Orienti është i Zotit. Oksidenti është i Zotit. Veriu dhe Lindja pushojnë në duart e Tij".

Nga Divani perëndimoro-lindor i Gëtes

Sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 ndaj disa qyteteve të SHBA-së, të cilat lidhen me një rrjet ekstremistësh muslimanë, po përdoren si alibi për të sulmuar Islamin dhe muslimanët në formë fushate të paparë deri më sot.

Mė shumė...
 
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 4 5 6 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 66 - 72 nga 72

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni në verzionin e ri, duke klikuar KËTU!