(Hytbe, kushtuar kërkesës së Bashkësisë Islame të Kosovës për aplikimin e lëndës “Edukata fetare” në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës) 26.qershor 2009
 Të nderuar vëllezër besimtarë!
Allahu i Madhërishëm në Kur’anin famëlartë thotë: “O ju që besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëj të rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruara.” (Et-Tahrimë, 6) |
|
Mė shumė...
|
|
Me shkas
Përse presidenti Barak Obama e zgjodhi Egjiptin ?! Mr. Qemajl Morina Presidenti aktual i SHBA-ve, Barak Obama, gjatë fushatës së tij zgjedhore u kishte premtuar myslimanëve, se në rast se ai tw zgjidhet në postin e kryetarit, brenda një periudhe prej njëqind ditëve do t’i drejtohej botës islame me një fjalim rasti. Në të cilin do të dalë me propozime konkrete për përmirësimin e marrëdhënieve me këtë pjesë të botës. |
|
Mė shumė...
|
|
|
"Kosova – rrezaton gërshetimin e kulturave në mes Lindjes dhe Perëndimit"  Mr. Qemajl Morina Kohë më parë në Bejrut doli nga shtypi libri më i ri i Dr. Muhamed Mufakut, me origjinë nga Kosova, i cili është profesor i Historisë Bashkëkohore në Universitetin "Al-al-Bajt" të Jordanit me titull "Kosova- rrezaton gërshetimin e kulturave në mes Lindjes dhe Perëndimit". Paraqitja e këtij libri në këtë kohë, është një kontribut i ri i autorit për t'i shpjeguar opinionit të gjerë arab për lidhjet kulturore dhe shpirtërore të vazhdueshme që kanë ekzistuar në mes popullit shqiptar dhe popujve arab, fal kontakteve që patën këta dy popuj gjatë sundimit të Perandorisë Osmane. |
|
Mė shumė...
|
|
 Mr. Qemajl Morina Njohja e djeshme e pavarësisë së Kosovës nga ana e Mbretërisë së Arabisë Saudite erdhi në momentin tejet të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës, për disa arsye. Kjo njohje erdhi vetëm pak ditë pasi që Kosova dhe Serbia deponuan argumentet e tyre, më 17 prill në Gjyqin Ndërkombëtar për Drejtësi në Hagë, të cilën e kishin bërë edhe disa vende tjera. Mbretëria e Arabisë Saudite është një shtet, i cili gëzon një reputacion të lartë, si në aspektin politik edhe atë ekonomik në të gjitha vendet e botës. |
|
Mė shumė...
|
|
Stambolli nderon Kosovën duke i vendosur një sheshi emrin e heroit kombëtar Adem Jashari.
 Në Stamboll përurimi zyrtar i parkut i ri që Komuna Bajrampasha e këtij qyteti ndërtoi dhe i vendosi emrin e heroit kombëtar të Kosovës, Dëshmorit Adem Jashari. Këtej e tutje emri i Adem Jasharit, i cili ra dëshmor bashkë me 56 shokë, bashkëshorten, fëmijët dhe të afërmit e familjes në luftën për pavarësimin e Kosovës, do të përjetohet në lagjen Bajrampasha të Stambollit. |
|
Mė shumė...
|
|
Analizë  Mr. Qemajl Morina Diplomacia kosovare
Kosova dhe bota islame një vit pas pavarësisë
Më 17 shkurt bëhet një vit nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Një vit i punës së institucioneve të Kosovës të pavarura nga institucionet ndërkombëtare. Njëra prej sfidave me të cilën u ballafaqua Kosova si shteti më i ri në Evropë dhe në botë, gjatë vitit që lamë pas, pa dyshim se ishte njohja ndërkombëtare e pavarësisë dhe sovranitetit të saj. Në një anë, kishim përpjekjet e institucioneve të Kosovës për sensibilizimin e qeverive të shteteve të ndryshme të botës për njohjen e pavarësisë së Kosovës, në anën tjetër diplomacia serbe e përkrahur fuqishëm nga Federata Ruse bënte çmos për pengimin e këtyre njohjeve. Çështja më në fund shkoi Asamblenë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku Serbia pati sukses të kaloj rezolutën për Kosovën në Gjygjin Ndërkombëtar të Drejtësisë në Hagë. |
|
Mė shumė...
|
|
Kritikë Mr. Qemajl Morina
( Agim Vinca, "Letër Zotit", Toena,Tiranë,2008).
Përmbledhjes së fundit të poezive të Dr. Agim Vincës, e titulluar "Letër Zotit", iu bë një prezantim i mirë në shtypin kosovar. Por, ajo që tërhoqi kërshërinë time ishte prezenca e aspektit fetar në poezitë e autorit. Për arsye se në disa poezi kemi të bëjmë me disa shprehje subtile të protagonistëve , të cilëve u kushtohen poezitë. Që poeti të jetë zë autentik i popullit të vet dhe i protagonistëve për të cilët ai shkruan, ai lypset të depërtojë thellë në shpirtin e tij në të gjitha segmentet. Trashëgimia shpirtërore e një populli është një segment që e pasuron në një masë të madhe krijimtarinë letrare të çdo krijuesi. |
|
Mė shumė...
|
|
|
Një nga plagët e mëdha të Bosnjës, e shkaktuar nga urrejtja fetare e kthyer në politikë shtetëror, duket se mori më në fund rrugën e shërimit. Gjykata e qytetit të Banja Lukës, në të quajturën "Serpska Republika", pra pjesa e Bosnjës e kontrolluar dhe banuar nga serbët, mori vendim me 20 shkurt që Serpska Republika t'i paguajë Komunitetit Islamik të Banja Lukës, 42 milionë dollarë si zhdëmtim për shkatërrimin e xhamive të këtij qyteti gjatë luftës së viteve 1992-1995. |
|
Mė shumė...
|
|
|
Analizë  Mr. Qemajl Morina Samiti në Adis Abeba për krijimin e Shteteve të Bashkuara të Afrikës- Muamer el-Gadafi – lider i Afrikës
Prej 1-3 shkurt në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Abeba, zhvilloi punimet e tij Samiti i Unionit Afrikan, i cili në gjirin e tij ngërthen 53 shtete të kontinentit të Afrikës. Meqenëse, një numër i konsideruar i vendeve arabe, në aspektin gjeografik bëjnë pjesë në kontinentin e Afrikës, ato përveç pjesëmarrjes në Ligën Arabe dhe në Organizatën e Konferencës Islamike, ato marrin pjesë aktive edhe në Unionin Afrikan, si njërin prej organizmave më të mëdha të OKB-së, pas Organizatës së Konferencës Islamike. Vendet arabe, siç janë: Egjipti, Algjeria, Libia, Maroku, Sudani, Tunizi luajnë një rol të rëndësishëm në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe kulturor të shumë vendeve afrikane. |
|
Mė shumė...
|
|
|