|
Ne aty kërkuam që të përshpejtohet njohja e pavarësisë së Kosovës Në Mekë të Arabisë Saudite nga 4-6 qershor nën patronatin e mbretit saudit Abul Aziz al Saud u mbajt Kongresi Ndërkombëtar që pati për temë të vetme “Dialogun”. Në këtë kongres qenë të pranishëm 500 pjesëmarrës nga e tërë bota, ku dominonin përfaqësuesit e shteteve të konferencës islamike të cilat përfaqësoheshin në nivel ministrash. Në këtë kongres nga Kosova qenë të pranishëm Myftiu Mr. Naim Tërnava dhe dekani i FSI-së Dr. Rexhep Boja. Gjatë kohës sa mbahej Kongresi Myftiu Tërnava e dekani Boja patën një sërë takimesh me përfaqësues të shteteve të ndryshme nga të cilët kërkuan që të ndikojnë tek qeveritë e vendeve të tyre që sa më parë ta njohin pavarësinë e Kosovës. Për të mësuar diç më tepër për aktivitetin e delegacionit tonë në këtë kongres ne me t’u kthyer biseduam me Myftiun mr. Naim Tërnava
|
|
|
Bashkësia Islame e Kosovës është munduar të krijojë një klimë të mirë për një jetë të përbashkët të të gjitha feve në Kosovë O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë. Kuran 49:13 |
|
|
Përvoja e fituar në ShBA, do të më shërbejë jo vetëm mua por shpresoj se do t’i shërbejë edhe BIK-ut Kohë më parë në kuadër të programit “Liderët Vizitorë Ndërkombëtarë”, që realizua nga ambasada amerikane në Prishtinë qëndroi për vizitë punë në ShBA kryeimami i Kosovës Sabri ef. Bajgora, i cili për 17 ditë ndoqi një program të detaizuar për përgatitjen e liderëve të rinj të Evropës. Për të mësuar diç më tepër për qëndrimin e tij në ShBA ne zhvilluam një bisedë të shkurtë me kryeimamin Sabri ef. Bajgora. |
|
Sekretari i Kryesisë së BI të Kosovës Resul Rexhepi flet për vërejtjet dhe sugjerimet që bënë bashkësitë fetare tradicionale në Draft-Kushtetutën e Kosovës
Pjesa më e madhe e propozimeve e sugjerimeve të bashkësive fetare nuk janë marrë parasysh nga Komisioni Kushtetues
Më 4 prill 2008, Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancë solemne miratojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Miratimi i Kushtetutës së Kosovës është një ngjarje e rëndësishme për historiografinë më të re të Kosovës, dhe lirisht mund të themi se pas 17 shkurtit, kur po Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e vendit, miratimi i Kushtetutës është ngjarja më e rëndësishme, ngase me këtë akt edhe praktikisht Kosova bëhet edhe me aktin më të lart juridik – Kushtetutën e vendit. Duke marrë parasysh gjendjen në të cilin gjendet Kosova, në këtë fazë pas pavarësisë, ku e tërë vëmendja është përqendruar tek konsolidimi i shtetit më të ri në botë, i cili dorën në zemër po përballet me sfida të ndryshme nga politika dhe diplomacia e orkestruar serbo- ruse, mënyra e miratimit të kushtetutës lenë shumë për të dëshiruar, ngase megjithëqë u mbajte një debat (diskutim publik) me opinion, ky lloj debati, që më shumë ishte një njoftim i opinionit me Draftin kushtetues sesa debat e diskutim publik i mirëfilltë, u krye në një kohë të shkurtë, pa pasur mundësi të duhur që opinioni dhe grupet e interesit të japin mendimet e tyre. Duhet të jemi koshient se Drafti Kushtetues është i përgatitur në bazë të planit të Ahtisarit dhe kompromiseve me faktorët ndërkombëtar. Andaj Komisioni Kushtetues i Kosovës, megjithëqë mbajti gjoja një diskutim publik, në fund thuajse nuk mori asgjë parasysh nga vërejtjet që iu bën draftit në tubimet me qytetarët dhe grupet e interesit. Projekt - Kushtetutën e Kosovës me shumë kujdes e kishin analizuar edhe ekspertët e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe ata të Ipeshkvisë katolike, pra të dy institucioneve që udhëheqin me bashkësitë tradicionale të Kosovës, apo thënë më mirë të dy institucioneve fetare shqiptare. Ndërsa udhëheqësit e Kishës Ortodokse serbe nuk u morën fare me Kushtetutën e Kosovës duke e injoruar dhe mos e pranuar. Ekspertët e Bashkësisë Islame të Kosovës fillimisht analizuan Draft- Kushtetutën e Kosovës, dhe më pas bënë edhe vërejtjet e tyre, të cilat ia dërguan Komisionit Kushtetues me të cilët edhe bashkëbiseduan dhe debatuan për mënyrën e inkorporimit të vërejtjeve e sugjerimeve. Pos kësaj Bashkësia Islame e Kosovës dhe Ipeshkvia e Kosovës apo thënë më mirë ekspertët e dy bashkësive fetare harmonizuan qëndrimet dhe të njëjtat ia dërguan Komisionit Kushtetues. Por fatkeqësisht Komisioni Kushtetues me gjithë premtimet se do t’i marrë parasysh sugjerimet e bashkësive fetare kjo mbeti vetëm një premtim ngase asgjë nuk mori parasysh nga propozimet dhe sugjerimet e propozuara nga bashkësitë fetare. Për të kuptuar më mirë se çka në të vërtet ekspertët e bashkësive fetare i sugjeruan Komisionit Kushtetues ne biseduam me sekretarin e Kryesisë së BI të Kosovës H. Resul Rexhepin. |
|
|
Intervistë me Ervin Hatibin - kryeredaktor i gazetës "Drita Islame" të Tiranës [Intervistoi: Mr. Qemajl Morina] Vrasja misterioze e Salih Tivarit, Sekretarit të Përgjithshëm të Komuntietit Myslimanë të Shqipërisë në zyrën e tij më 13 janar 2003, ishte përfolur shumë në mediat e shkruara dhe ato elektronike të Shqipërisë. Ndërsa Ervin hatibi, kryeredaktor i gazetës "Drita Islame" të Komunitetit Musliman të Shqipërisë ishte personi më i intervistuar nga ana e mediave shqiptare. Shfrytëzuam rastin e qëndrmit tonë në Tiranë dhe për lexuesit e "Diturisë Islame" zhvilluam bisedën që vijon: |
|
|
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 Tjetra > Fund >>
|
| Rezultatet 1 - 5 nga 9 |