|
Më 11 maj 2012 në Siqevë (Klinë) në mënyrë solemne u bë përurimi i xhamisë së re të ndërtuar me kontributin e fshatërve të këtij fshati. Në këtë solemnitet mori pjesë Myftiu i Republikës së Kosovës Mr. Naim ef Tërnava me bashkëpunëtorë, kryetari i KBI të Klinës Kadri ef Berisha, ish kryetari i KBI-së Klinë . Ali ef. Gashi. Pas namazit të xhumasë në këndimin e tekbireve u bë prerja e shiritit të xhamisë.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë-
Bashkësitë islame shqiptare takim pune në Prishtinë

Përfaqësues të tri bashkësive fetare islame në trevat shqiptare, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, me dt. 8 Maj 2012, kanë zhvilluar mbledhjen e radhës të përbashkët në selinë e Kryesisë së Bashkësinë Islame të Kosovës në Prishtinë, në lidhje me aktivitetet që do të organizojnë këto bashkësi me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë gjatë vitit 2012.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Prishtinë, 27 prill 2012

Myftiu i Kosovës, Mr. Nim Tërnava sot prit një delegacion nga Banka Islame për Zhvillim i cili po viziton Kosovën. Në këtë takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunim me Kosovën në fusha të ndryshme e në veçanti në financimin e projekteve nga Banka Islame në fushën e arsimit shëndetësisë dhe infrastrukturës.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Prishtinë, 26 prill 2012

Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava priti sot zëvendës kryetari DIJANET-it, Hasan Kamil Yilmaz të cilin e falënderoj që po i bënë Kosovës dhe Bashkësisë Islame. Myftiu Tërnava, falënderoj mysafirin nga DIJANET-tit turk për pranin e tij një natë më parë në manifestimit e Mevludit në Prizren dhe për vizitën qe i beri ai medresesë në Prizren.
|
|
Mė shumė...
|
|
|

Në fshatin Biti (Shtërpcë) më 26 prill në prani të autoriteteve më të larta të BIK, KBI të Ferizajt, zyrtarëve komunal e shumë xhematlinjëve ka filluar rindërtimi i xhamisë së re. Imami i këtij fshati Abdyl ef.Hasani me përkushtim e devotshmëri ka kryer për 38 vitesh radhazi dhe po kryen detyrën e imamit, mualimit dhe vaizit në këtë xhami. Ai ndjehej shumë i lumtur dhe nuk mundte t’i fshihte emocionet e gëzimit dhe të haresë në këtë inaugurim. “Rindërtimi i kësaj xhamie ka një rëndësi historike dhe strategjike për shkak të konfiguracionit që ka në këtë anë. Falënderoj Kryesinë e BIK, dhe organizatën nga Kuvajti si dhe organet komunale që kanë ndihmuar në këtë rast”, iu ka thënë të pranishmëve Abdyl ef. Hasani.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Më 25.04.2012, në fshatin Shajkoc (Podujevë) në prani të strukturave më të larta të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), KBI të Podujevës, zyrtarë nga KAD-i që ishin përfaqësues edhe të donatorit për rindërtimin e xhamisë dhe shumë xhematlinjëve u vu gurthemeli për rindërtimin e xhamisë. Imami i xhamisë së fshatit Shaban ef. Mulolli iu ka dëshiruar mirëseardhje mysafirëve, duke përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe falënderuar për pjesëmarrje në këtë ngjarje të madhe për këtë xhematë.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Prishtinë, 25 prill 2012

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, i shoqëruar nga sekretari i Kryesisë, Resul Rexhepi, qëndruan në Këshillin e Bashkësisë Islame të Pejës, ku u priten nga Kryetari i KBI, Musli ef. Arifaj me bashkëpunëtorë.
Në takim me drejtuesit e KBI, myftiu Tërnava është njohur me projektet dhe prioritet që ka Këshilli i BI. Myftiu Tërnava shprehu gatishmërinë e Kryesisë që të angazhohet në realizimin e projektove të Këshillit, sidomos në ndërtimin e vakëfeve të reja dhe objekteve të infrastrukturës.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Prishtinë, 25 prill 2012

Të mërkurën, para namazit të drekës në një manifestim rasti në fshatin Çyshk të Pejës nisi ndërtimi i xhamisë, ku përpos banorëve të Çyshkut e rrethinës qe i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga sekretari i Kryesisë, Resul ef. Rexhepi dhe Nexhmdin Hoxhaj -anëtar i Kryesisë së BIK. Të pranishëm qenë edhe Xhafer Demaj nga Kuvendi Komunal i Pejës, dr. Abdurrezak Edib nga Shoqata "Al Vakf", Udhëheqësit e Këshillit të Bashkësisë Islame të Pejës më në krye Musli ef. Arifaj-kryetar, si dhe përfaqësues të fshatit.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Prishtinë, 24 prill 2012

Sot në selinë e Kryesisë së BIK, Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava në një ceremoni rasti ka bërë shpërndarjen e 62 bursa për studentët e Universitetit të Prishtinës, bursa këto që ka ndarë Banka Islame për Zhvillim me seli në Xhide të Arabisë Saudite.
Duke iu drejtua studentëve bursistë, Bashkësia Islame edhe në të ardhmen do të angazhohet që të rris numrin e bursistëve kosovarë.
Myftiu Naim Tërnava, i porositi studentët që të mësojnë, ngase mësimi është mision i juaj - ju tha myftiu studentëve duke u kujtuar se mësimi është farzi i parë në islam.
|
|
|