Jeni duke vizituar versionin e vjetėr tė sajtit.
Pėr tė kaluar nė versionin e ri klikoniKĖTU!
Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

9:30. E jehuditė thanė: Uzejri ėshtė djali i All-llahut, e tė krishterėt thanė: Mesihu ėshtė djalė i All-llahut. Ato ishin thėnie tė tyre me gojėt e tyre (fraza tė thata), qė imitojnė thėniet e jobesimtarėve tė mėhershėm. All-llahu i vraftė, si largohen (nga e vėrteta)!

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni nė verzionin e ri, duke klikuar KĖTU!

Donacion per Xhami
Dhuratė pėr pėrsonat e verbėr Kur´ani Shqip nė Alfabetin e Brajlit

Numri i ri

Nr 272
numruesi i vizitoreveSot37
numruesi i vizitoreveDje39
numruesi i vizitoreveKėtė javė151
numruesi i vizitoreveKėtė muaj782
numruesi i vizitoreveGjithsej499352

Lidhje

Myftiu Tėrnava viziton Kėshillin e Bashkėsisė Islame tė Shtimes

 

 

Myftiu u Republikës së Kosovës mr.Naim ef Tërnava  i shoqëruar nga Ahmet ef. Sadriu, Vedat ef. Sahiti  më 21 mars vizitoi KBI-në në Shtime ku u prit nga nga kryetari i këtij Këshilli Isa ef. Tërshani me bashkëpunëtorë. Kryetari Isa ef. Tërshani fillimisht shprehu konsideratën e tij më të lartë dhe falënderoi Myftiun për punën e tij të palodhshme, në mbrojtje të islamit dhe interesave të myslimanve të Kosovës. Njëherit e njoftoi Muftiun për konsolidimin e Këshillit dhe angazhimet për këtë periudhë si Këshill i ri. Jemi të vetëdijshëm se na presin vështirësi të shumta, e në veçanti në aspektin financiarë, jemi komunë e vogël e nuk kemi pasuri vakufnore, të hyra tjera s’ka pos anëtarësisë, e këtu mendojmë të mobilizohemi e të punojmë bashkërisht me të gjithë imamët e tia dalim në sigurimin e të ardhurave të imamëve në Këshillin tonë.

 

Mė shumė...
 
Myftiu Tėrnava takoi kryetarin e Bankės Islame pėr Zhvillim

Prishtinë, 19 mars 2013

Gjatë vizitës në Arabinë Saudite, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava vizitoj në Xheda edhe Bankën Islame për Zhvillim ku mori pjesë në Forumit Ekonomik "Xheda2013. Në margjina të Forumit, Myftiu  Tërnava pati një takim pune me Kryetarin e Bankës Islame për Zhvillim. dr. Ahmed Muhamed Ali.

Mė shumė...
 
Myftiu Tėrnava vizitoj RABITA-nė

Prishtinë, 18 mar2013

Gjatë vizitës në Arabinë Saudite, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava qëndroi edhe në qytetin e shenjtë të Mekës, ku kreu umren dhe vizitoi disa nga vendet e shenjta.
Ndërsa, të dielën, më 17 mars 2013, Myftiu Tërnava u prit në selinë e RABITA-së (Liga e Botës Islame) nga sekretari i përgjithshëm, dr. Abdullah al Turki, i cili i dëshiroi mirëseardhje Myftiut të Kosovës dhe qëndrim të këndshëm në Mekë.

Mė shumė...
 
Myftiu merr pjesė nė manifestimin Medina Kryeqytet i Kulturės Botėrore Islame pėr vitin 2013

Myftiu Tërnava merr pjese në manifestimin Medina Kryeqytet  i Kulturës Botërore Islame për vitin 2013
Prishtinë, 14 mars 2013
Me ftesë të Princit të Medinës, Fejsal bin Selman bin Abdul Aziz, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava po merr pjesë në Manifestimin e organizuar me rastin e zgjedhjes së Medinës Kryeqytet i Kulturës Botërore Islame për vitin 2013.
Ky manifestim organizohet nën patronatin e Princit Selman bin Abdul Aziz Al Saud, ku po marrin pjesë personalitete të njohura nga shumë vende të botës si, Myftinj, Ministra të Kulturës, Ministra të Çështjeve Islamike, zv. Ministra, ish- president etj.

Mė shumė...
 
Komunikatė pėr opinion

Prishtinë, 9 mars 2013
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës e dënon aktin e djeshëm në Xhaminë e Podujevës ku gjatë kohës së namazit të xhumasë, në xhami u shkaktua dhunë,  rrëmujë e përplasje duke dhunuar xhaminë si vend të faljes e të adhurimit, dhe xhematlinjtë që kishin shkuar për ta falur namazin, kur një grup njerëzish, u përpoqën të sfidonin vendimin e ligjshëm të këshillit të BI  të Podujevës, të miratuar edhe nga Kryesia e BIK-ut, për emërimin e Imamit Imri Llugaliu, në bazë të konkursit publik.

Mė shumė...
 
Myftiu u prit nga ministri Buja

Prishtinë, 8 mars 2013
Myftiu Tërnava e ministri Buja dakordonen që të rishqyrtohet udhëzimi administrativ që ndalon nxënëseve të mbuluara mësimin në shkollat publike

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava në takim që pati sot me Ministrin e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, dr. Ramë Buja, ka kërkuar që të tërhiqet Udhëzimi Administrativ nr 6/2010 të datës 11 maj 2010, me të cilin po pengohen nxënëset që bartin shami të ndjekin procesin mësimor në sistemim publik të arsimit.

Mė shumė...
 
Myftiu i Kosovės Naim Tėrnava nderon dėshmorėt nė Prekaz

Prishtinë, 6 mars  2013

Me rastin e shënimit të përvjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, sot Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, vizituan Kompleksin Memorial Adem Jashari  në Prekaz,  ku për dëshmorët në 15 vjetorin e rënies heroike  kanë kënduar "Fatiha".

Mė shumė...
 
Myftiu priti sot pėrfaqėsuesit e Kėshillit Qendror tė Veprimit Rinor tė Republikės sė Kosovės

Prishtinë, 5 mars 2013

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava priti sot përfaqësuesit e Këshillit Qendror të Veprimit Rinor të Republikës së  Kosovës të kryesuar nga kryetari Mensur Morina, Valmir Ahmeti - nënkryetar, Murat Murati - Sekretar i Përgjithshëm dhe Genc Berisha - zv. sekretar.
Kryetari i KQVR-së Morina pasi falënderoi Myftiun për pritjen e ngrohtë e njohu për aktivitetet dhe veprimtaritë e KQVR si dhe për bashkëpunimin me organizata simotra edhe jashtë vendit.

Mė shumė...
 
Myftiu Tėrnava - vizitė nė Kėshillin e Bashkėsisė Islame tė Istogut

Prishtinë, 28.02.2013

Këshilli i Bashkësisë Islame të Istogut i bëri një ftesë Myftiut Naim ef. Tërnava, që t’jetë mysafir nderi në mbledhjen e tyre të rregullt me anëtarët e Këshillit, dhe të vëzhgoj për së afërmi punën dhe veprimtarinë e tyre, duke e njoftuar në hollësi për të arriturat e imamëve dhe për sfidat me të cilët po ballafaqohen ata gjatë kryerjes së detyrave dhe obligimeve të tyre. Myftiu, me kënaqësi e pranoi ftesën, dhe realisht, kjo nuk ishte hera e parë që Myftiu merrte pjesë në mbledhje të Këshillave të Bashkësisë Islame anembanë territorit të Kosovës. Në ambientet e Këshillit, Myftiu u prit nga kryetari Muhamet Lipa, bashkë me administratën dhe anëtarët e Këshillit, me ç’rast i dëshiruan mirëseardhje Myftiut dhe përshëndetën prezencën e tij. Kryetari Lipa shprehu konsideratën e tij më të lartë dhe falënderoi Myftiun për punën e tij të palodhshme, në mbrojtje të islamit dhe interesave, dhe të drejtave të myslimanëve të Republikës së Kosovës, me theks të veçantë, për bashkëpunimin dhe ndihmën morale kundrejt Këshillit të Bashkësisë Islame në Istog.

Mė shumė...
 

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni në verzionin e ri, duke klikuar KËTU!