Ballina Lajme Myftiu Tërnava vizitoi KBI-në e Vitisë

Myftiu Tërnava vizitoi KBI-në e Vitisë

Prishtinë, 24 maj 2016
Më 24 maj myftiu Tërnava me bashkëpunëtorë vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Viti, ku u prit nga kryetari i Këshillit, Husamedin ef. Hoxha dhe nëpunësit e administratës.
Myftiu u njoftua për së afërmi me punën ,vështirësitë dhe aktivitetet e Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti, për të cilat e informoi kryetari Husamedin ef. Hoxha.

Myftiu Tërnava çmoi punën dhe angazhimin e KBI në Viti, bashkë me punën e gjithë imamëve, dhe inkurajoi nëpunësit për punë të mëtutjeshme në shërbim të fesë dhe në të mirë të vendit, gjithmonë duke ruajtur traditën tonë shekullore të predikimit të fesë drejt dhe larg çdo ekstremizmi, si dhe duke kultivuar kulturën e bashkëjetesës ndëretnike dhe ndërfetare. “Besoj se Vitia është shembull i kësaj harmonie”, theksoi mes tjerash myftiu Tërnava.

Pas takimit me administratën e Këshillit myftiu vizitoi dhe inspektoi nga afër edhe ndërtimin e xhamive në fshatrat Pozharan dhe Buzovik, si dhe xhaminë te Shushtë.

Slide background
Slide background
Slide background
Slide background
Slide background

Shfaq më shumë artikuj të ngjashëm
Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava merr pjesë në hapjen e xhamisë në Dubravë të Suharekës

Prishtinë, 25 maj 2017 Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef.Tërnava me bashkëpunëtorë m…