Prishtinë, 5 maj 2017

Këshilltari i myftiut, Vedat efSahiti, të premten, mbajti hytben e xhumasë në xhaminë “Sinan Pasha”, ku foli për rëndësinë e muajit shaban, vlerën e agjërimit në këtë muaj dhe për ndodhinë madhështore të ndërrimit të kibles drejt Qabesë së bekuar, si një begati dhe dhuratë për Muhamedin a.s.. Ai po ashtu theksoi rëndësinë e parapërgatitjes shpirtërore përmes pendesës dhe kërkim faljes nga Zoti i Madhëruar, që zemra e besimtarëve të jenë të gatshme të fisnikërohen me begatitë e muajit të madh të ramazanit. Ligjërata zgjoi interesim dhe kureshtje te xhemati.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…