Prishtinë, 23 prill 2015
Këshilltari i Kryesisë së BIK-ut, Vedat Sahiti, aktualisht po qëndron në Bosnjë e Hercegovinë, për vizitë pune në Këshillin ndërfetar të këtij vendi. Organizimin e kësaj vizite e ka bërë OSCE, ndërsa po marrin pjesë edhe përfaqësues të të gjitha bashkësive fetare të Kosovës. Qëllimi i vizitës është shikimi i mundësive për bashkëpunim, si dhe për të përfituar nga eksperiencat e tyre në këtë drejtim.

Këshilltari Sahiti gjatë qëndrimit në Sarajevë u prit edhe nga drejtori për marrëdhënie me jashtë, njëherësh edhe shefi i kabinetit të Reis Ulemasë së Bosnjës e Hercegovinës, ambasadori Razim ef. Čolić, me të cilin bisedoi për avancimin e marrëdhënieve mes dy Bashkësive respektive fetare, dhe për përgatitjen e vizitave dypalëshe në nivel prijësish fetarë. Përveç këtij takimi Vedat ef. Sahiti vizitoi edhe Drejtorinë e Vakëfeve, ku u prit nga drejtori, Senaid Zaimovic, i cili duke i dëshiruar mirëseardhje këshilltarin Sahiti e ftoi të marrë pjesë në Konferencën e VII-të të vakëfeve, që do të mbahet në Sarajevë, në fund të muajit maj. Përndryshe, këtë konferencë e organizon Fondacioni Kuvajtian i Vakëfeve dhe Banka Islame për Zhvillim.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…