Ballina Lajme Vazhdon shpërndarja e mishit të kurbanit nga shoqata “Bereqeti”

Vazhdon shpërndarja e mishit të kurbanit nga shoqata “Bereqeti”

Prishtinë, 5 shtator 2019
Shoqata humanitare “Bereqeti”, në vazhdën e aktiviteteve të saj ka vazhduar, sipas planit të paraparë, shpërndarjen e mishit të kurbanit. Mishin kanë ardhur ta tërheqin pjesa më e madhe Këshillave të Bashkësisë Islame e Kosovës ku menjëherë do të bëhet shpërndarja e mishit të kurbanit në xhemate të kategorive me gjendje më të rëndë sociale. Koordinatori i Bereqetit për Mitrovicë Cena Balaj me këtë rast tha se ne sot për bëjmë tërheqjen e mishit për Mitrovicë, Zubin Potok, Leposaviç, Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut. Ky mish do të shpërndahet nëpërmjet imamëve tanë ku në Mitrovicë kemi 25 imamë dhe ata e kanë për detyrë që mishin e kurbanit ta shpërndarjen nëpër xhematin e tyre dhe kjo funksionon vite me radhë. “Ketë punë ne e bëjmë në mënyrë vullnetare dhe jemi të kënaqur që po na jepet mundësia që ne t’i ndihmojnë nevojtarëve tanë dhe të gjithë atyre që kanë krizë ekonomike”-tha ai.
Ndërsa mishi i kurbanit po shpërndahet me autofrigorifer dhe sipas zyrtarëve të BIRK-ut po shpërndahet pas kryerjes së analizave përkatëse. Behxhet Ajvazi, drejtor i Bereqetit tha se mishi ka ardhur në Kosovë në temperaturë -20 gradë celsius dhe ruhet aty derisa sot ne po e bëjmë shpërndarjen e mishit të kurbanit dhe për këtë kanë pëlqimin edhe të zyrtarët e AUVK-ut, pasi që janë kryer analizat dhe mishi është i cilësisë më të lartë për konsum për qytetarët e Kosovës. Ne edhe në komunikim me zyrtarët tanë të Bereqetit që kemi nëpër KBI të Kosovës iu kemi kërkuar që t’i plotësojnë kushtet për të ardhur dhe ta tërheqin mishin e kurbanit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Promovohet libri me poezi “Burrnia foli” e autorit Burhan Fili

Prishtinë, 20  shtator 2019 Organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovë…