Prishtinë, 26 nëntor 2014
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti kryetarin e Shoqatës Pan-Shqiptare Amerikane “Vatra”, z. Gjon Buçaj. Pasi i dëshiroi mirëseardhje, myftiu e njohu atë me historikun, arritjet, suksese e sfidat e BIK. Tërnava, po ashtu, vuri në pah rolin dhe kontributin që ka luajtur Vatra në SHBA, së pari në organizmin e mërgatës shqiptare, pastaj në ruajtën e kulturës, gjuhës e traditës, si dhe për angazhimin që ka pasur në vazhdimësi në të mirë të çështjes kombëtare.

Myftiu Tërnava shprehu edhe vlerësimin e BIK dhe vlerësimin e tij personal për kontributin që ka dhënë “Vatra” për Kosovën në qarqet amerikane.

Kryetar i Shoqatës Pan-shqiptare, “VATRA”, z. Gjon Buçaj  vlerësoi rolin dhe kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në çështjet shqiptare, sidomos z. Buçaj vlerësoi lartë kontributin e BIK dhe të vet myftiut për kultivimin e harmonisë, mirëkuptimit e bashkëjetëses ndërfetare te shqiptarët.
Myftiu Tërnava dhe kryetari Buçaj u dakorduan që në të ardhmen të bashkëpunojnë edhe më shumë në të mirë të atdheut e kombit si amanet i të parëve tanë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…