Prishtinë, 12 nëntor 2018

Kryetari i Komunitetit Shqiptar të Bashkësisë Islame të Austrisë (ALKIG), z. Vahidin Behluli, nëpërmjet një telegrami ka uruar Myftiun Naim ef. Tërnava, me rastin e zgjedhjes në krye të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës. Në urimin e tij thuhet:

“Përmes këtij telegrami shfrytëzoj rastin që në emrin tim personal dhe në emër të Komunitetit Shqiptar të Bashkësisë Islame të Austrisë ALKIG t’ju uroj rizgjedhjen tuaj Myfti i Bashkësisë Islame të Kosovë. Ne jemi të bindur se përvoja juaj në udhëheqjen e BI të Kosovës është faktor shumë i fuqishëm për stabilitetin, mbarëvajtjen, dhe zhvillimin e mëtejmë të BI të Kosovës si dhe organizimin e jetës fetare në Kosovë. Ne ju falënderojmë për përkrahjen tuaj të pakursyer deri më tash dhënë Komunitetit tonë këtu në Austri dhe njëherësh jemi të përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen. Urojmë të keni shëndet, lehtësi në udhëheqje dhe shumë suksese në punën dhe angazhimet tuaja në krye të BI të Kosovës.”

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…