Prishtinë, 7 janar 2020

Të martën më 7 janar 2020 u kthyen në Kosovë shëndoshë e mirë umrexhitë, të cilët ishin nisur për në vendet e shenjta më datë 26 dhjetor 2019. Për këto ditë sa qëndruan në vendet e shenjta, umrexhitë patën rastin të vizitonin vendet e shenjta të Mekës dhe të Medinës dhe vende të tjera në kuadër të programit të vizitës në vende të shenjta. Ky grup udhëhiqej nga mr. Fitim Gashi nga Drejtoria e Haxhit, i cili konfirmoi se të gjithë umrexhitë kanë arritur shendoshë e mirë në aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari” në Prishtinë. Të gjithë umrexhitë falënderuan Kryesinë e BIRK-ut për këtë organizim dhe vlerësuan se gjithçka ishte në rregull dhe ka ecur sipas planit të paraparë.

Kryesia e BIRK-ut do të organizojë umren e radhës gjatë muajit shkurt.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…