Prishtinë, 31 dhjetor 2017

Organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës, sot për herë të parë u nis grupi i parë për kryerjen e Umres, si dhe vizitë vendeve të shenjta në Mekë dhe Medine.

Në këtë grup udhëtuan 59 persona nën udhëheqjen e drejtorit të Haxhit, Vedat ef. Sahiti. Duhet theksuar se aranzhimi përfshinë qëndrimin në Medine katër natë, kurse në Mekë 6 natë. Hotelet janë shumë afër xhamive të shenjta dhe në aranzhim janë të përfshira, pos tjerash, shujta e mëngjesit, drekës dhe darkës.

Në Meke do të vendosen në “Dar el Eiman Grand Hotel”, kurse në Medinë në “Al Jaad Hotel”.

Kryesia e BIRK-ut do të organizojë edhe umre tjera në vijim.

Gallery Wordpress

Zoti ua pranoftë umren dhe duatë në ato vende të shenjta!

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…