Delegacioni i Kryesisë së Bashkësisë Islame bëri një Umre.  Para se të mësyjnë Mekën, besimtarët  para vetes kanë gjithmonë Fjalët e Allahut dhe Pejgamberit a.s., që flasin për peshën dhe vlerën e Umres. Lidhur me këtë, Resulullahu a.s. në një hadith thotë: “Nga njëra umre në tjetrën falen gjynahet e vogla”.(Buhariu dhe Muslimi).

Blerja e ihramave dhe nisja për Umre ishte kulmi i tërë udhëtimit. Pastrimi dhe veshja e petkut të ihramit, telbija, tekbiret , duatë, leximi i Kuranit, – të gjitha këto e karakterizojnë qëndrimin në ihram. Pas namazit të ikindisë, që e falëm në xhaminë e Resulullahit, u nisëm për Mekë, e cila nga  Medina është afro 416 km.{jathumbnail}Kur arritëm në Mekë, shkuam në Qabe. Mijëra myslimanë, duke bërë tavafin, kalonin dhe lëviznin sikur valët e detit, duke u lutur dhe duke kërkuar falje nga Allahu, mirëqenie e paqe për njerëzimin dhe familjet e vendet e tyre. Ndonëse ishte mesnatë kur hymë në tavaf, Qabeja ishte e stërmbushur. Të qetë, të nënshtruar, në meditime të thella, bëmë tavafin, për të falur dy rekate tek mekami Ibrahim. Po ashtu shtatë ecje  prej kodrës Safa drejt Merves dhe anasjelltas, një detyrim ky që na priste. Gjatë sajit kujtonim patjetër Fjalët e Allahut: “Safa” dhe “Merve” janë nga shenjat (për adhurim) e Allahut, e kush e mësyn shtëpinë për haxh (Qabenë për haxh) ose për umre (vizitë jashtë kohës së haxhit), nuk është mëkat për te t’i vizitojë ato të dyja (të ecë në ato dy vende). E kush bën ndonjë të mirë nga vullneti (joobliguese), s’ka dyshim se Allahu është shpërblyes i gjithëdijshëm”. (El Bekare,158). E Lusim Allahun që ta ketë pranuar ibadetin dhe Umren tonë.

Gjatë ditëve në vijim, i gjithë delegacioni zhvilluam disa vizita dhe, përveç të tjerash, vizituam mesharil haramin (Mina, Muzdelife dhe Arefat). Këto vende të kujtojnë sezonin e Haxhit, të mbushura përplot me haxhinj nga të  katër anët e botës, të veshur me petkun e ihramit. Sigurisht që ajo bukuria mahnitëse   sikur u mungonte atyre vendeve në këtë sezon. Megjithëkëtë, gjithnjë është  kënaqësi t’i vizitosh ato vende, qoftë edhe ashtu të zbrazura, dhe të ndalosh në secilin prej tyre e të shohësh nga afër investimet që janë duke  bërë autoritetet saudite për rehatinë dhe komoditetin e haxhinjve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…