Ballina Lajme Myftiu Tërnava nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Universitetin Islamik të Medinës

Myftiu Tërnava nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Universitetin Islamik të Medinës

Prishtinë, 6 mars 2014
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava gjatë qëndrimit në  Arabinë Saudite po qëndron edhe në Medine Munevere, ku sot vizitoi Universitetin islamik me ç‘rast në emër të BIK nënshkroi memorandum bashkëpunimi.
 Ceremonia e nënshkrimit u organizua gjatë pritjes së organizuar nga Universitetit Islamik në Medinë për delegacionet pjesëmarrëse të konferencës ndërkombëtare të organizuar nga Liga Islame RABITA.

Memorandumi u nënshkrua nga Myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava dhe Dr. Abdurahman Sened- rektori i universitetit.
Memorandumi përfshin bashkëpunimin në disa rrafshe: këmbim të përvojave, këmbim profesorësh, bursa studentore, organizim trajnimesh, organizim të konferencave, etj.
Gjatë kësaj ceremonie u nënshkrua edhe një memorandum bashkëpunimi mes RABITAS  dhe Universitetit Islamik.
Vlen të theksohet se këto dy memorandume ishin frytet e para të bashkëpunimit të konkluzioneve të miratuara në konferencën e Rabita-së.
Gjatë qëndrimit në Medinë, Myftiu Tërnava u prit nga sekretari gjeneral i RABITA-së, Dr. Abdullah Abdul Muhsin At Turki.
 Në këtë takim Myftiu Tërnava  falënderoi dr. Turkin për ftesën në konferencë. Myftiu, gjithashtu, e njohu atë me gjendjen aktuale në Kosovë si dhe kërkoi ndikimin e tij  tek shtetet anëtare për njohje të Kosovës.{gallery}umedine{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava po qëndron në EBA për vizitë zyrtare

Abu Dhabi, 8 dhjetor 2019 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava…