19 tetor 2019

Organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, sot në ambientet e këtij institucioni për herë të parë u mbajt provimi vlerësues i hifzit, me qëllim të licencimit të hafëzve.
Kryeimami i Kosovës Sabri ef. Bajgora, njëherësh kryetar i komisionit vlerësues, fillimisht përgëzoi dhe uroi kandidatët të cilët kanë arritur që në zemrat e tyre ta kenë librin e Allahut, Kuranin famlartë.
“Sot jemi këtu së bashku me kolegët tanë, që të vlerësojmë arritjen tuaj, atë të mësimit të Kuranit. Pejgamberi a.s. në një hadith ka thënë: “Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson atë të tjerëve”, andaj përgëzime për gjithë ju që keni arritur ta keni në zemrat dhe mendjet tuaja librin e Allahut, Kuranin. Kjo nuk do të jetë e vetmja garë vlerësuese, por me lejen e Allahut shpresojmë që të vazhdojë edhe në të ardhmen, ngase Kosova ka nevojë ta rikthejë lavdinë e dikurshme kur kemi pasur mbi 1000 hafëz. Lusim Zotin që kjo ditë të vjen sa më shpejt, kur në të gjitha komunat të kemi djem dhe vajza që zënë Kuranin përmendësh,” – tha ndër të tjerash kryeimami Bajgora.
Provimit të hifzit iu nënshtruan nëntë kandidatë para komisionit, i cili përbëhej nga kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora, kryetar i komisionit, hafëz Safet ef. Hoxha, profesor në Fakultetin e Studimeve Islame, anëtar, si dhe hafëz Etem Alanka, nga Dijaneti i Republikës së Turqisë, anëtar.

Kandidatët që iu nënshtruan vlerësimit të hifzit janë:

  1. Adl Rraci;
  2. Muhamed Murati;
  3. Abdylbasid Bytyqi;
  4. Gëzim Shuku;
  5. Hevzi Kadriu;
  6. Hadixhe Kadriu;
  7. Mirand Osmani;
  8. Eduard Ramizi;
  9. Amra Sadiku.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…