Shteti i Turqisë ka ndihmuar me 5 mijë pako ushqimore shoqatën Bereqeti e cila vepron në kuadër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Drejtori i kësaj shoqate Fitim ef. Flugaj shprehu falënderime për zyrën e kryeministrin turk  dhe Vakfit të Turqisë nga Ederna që për të katërtin vit me  radhë  ndihmojnë skamnorët dhe nevojtarët e Kosovës.

Kjo është një ndihmë shuam e çmuar për ne, pasiqë në vitin e kaluar kanë qenë 7 mijë pako, kurse dy vitet paraprake kanë qenë nga dy mijë pako dhe janë shpërndarë  për të varfrit gjatë muajit të bekuar të ramazanit që pak a shumë ta zbusim gjendjen e rëndë ekonomike të tyre që edhe ata të kenë mundësi të bëjnë iftar me sasi të mjaftueshme me këtë dhuratë që na e ka ofruar  shteti turk.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Myftiu i Kosovës shtroi iftari për nder të Fitores së Bedrit

Prishtinë, më 27 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…