Prishtinë, 13 shkurt 2018

Qeveria e Republikës së Turqisë, për të pestën herë, dhuroi ndihma për familjet skamnore në Kosovë. Janë 3000 pako me ndihma ushqimore me bazë bimore për familjet skamnore dhe të varfra të Kosovës.

Drejtori i shoqatës “Bereqeti” të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Fitim Flugaj, shpreh falënderimet më të mira për popullin dhe qeverinë turke për këtë ndihmë. E vlerëson si shumë të nevojshme për familjet skamnore të Kosovës, kur dihet se Kosova ende ka vështirësi dhe krizë ekonomike. Këto tre mijë pako do t’u shpërndahen tre mijë familjeve dhe kjo do t’ua zbusë sado pak gjendjen e rëndë ekonomike familjeve skamnore.

Në pako ka katër litra vaj ushqimor, makarona, oriz fasule, rrush të thatë, miell…, pra, më një fjalë, të gjitha ato produkte që janë më të nevojshme për një familje. Ndihmat do të shpërndahen nga shoqata Bereqeti gjatë ditëve në vijim.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Udhëheqësit e bashkësive fetare islame shqiptare vizituan ministrin për Çështje Fetare të Arabisë Saudite, dr. Abdulatif bin Abdulaziz al Sheikh

Prishtinë, më 22 prill 2024 Udhëheqësit e bashkësive fetare islame, Myftiu Naim ef. Tërnav…