Prishtinë, 20 dhjetor 2017

Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve humanitare nëpërmjet shoqatës së saj Bereqeti, sot u ka ndihmuar skamnorëve të rrethit të Tropojës. Në këtë aktivitet human, BIRK-u ka shpërndarë 50 pako mish me nga 30 kg që bëjnë gjithsej 1500 kg mish kurbani për 300 familje të asaj ane.

Po ashtu, në këtë vazhdë, me 9 pako ushqimore, veshmbathje janë ndihmuar 9 familje, të cilat ditë më parë u dogjën nga zjarri dhe presin dorën e ndihmës.

Shoqata Bereqeti që vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës premton se vazhdimisht do të ofrojë ndihmë për familjet skamnore.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…