Prishtinë, 21 mars 2017
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në bashkëpunim me UNDP-në në bibliotekën  kombëtare të Kosovës kanë organizuar konferencën  rajonale  me temën   “Angazhimi i komunitetit dhe ndërtimi i paqes në mbrojtjen  e trashëgimisë kulturore”,  ku mori pjesë edhe Bashkësia Islame e Kosovës e përfaqësuar nga këshilltari i Myftiut i cili mbajti një ligjëratë  me temën  “Trashëgimia Islame në Kosovë dhe kontributi i Bashkësisë Islame në mbrojtjen e saj” në veçanti u fokusua në përpjekjet e Bashkësisë  Islame  dhe projektet  e saj në fushën e mbrojtjes  dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore islame   sikur projekti i monografive të xhamive të Kosovës, projekti i deshifrimit të mbishkrimeve  osmane në Kosovë, katalogimi i dorëshkrimeve  të vjetra si dhe angazhimet e Bashkësisë Islame  në  restaurimin dhe rekonstruimin e objekteve monumentale të trashëgimisë islame në Kosovë.
Vlen të theksohet se Bashkësia Islame në bashkëpunimin  me zyrën e BE-së dhe UNDP -në gjatë vitit 2016 ka realizuar disa projekte të restaurimit  në Gjilan, Lipjan dhe Kamenicë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava po merr pjesë në sesionin e 23-të të Bordit të Lartë të Akademisë së Jurisprudencës Islame

Prishtinë, më 20 prill 2024 Në Riad të Arabisë Saudite, ka filluar punimet sesioni i 23-të…