Prishtinë, 26 tetor 2009

Telegramngushëllimi
Familjarëve që humbën të afërmit e tyre në tragjedinë e lumit Tisa

Të nderuar familjarë!
Të nderuar qytetarë të Kosovës!

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, me shqetësim të madh ka marr lajmin për tragjedinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës në lumin Tisa, me ç’rast qe disa dite kane humbur 15 qytetarë të Republikës së Kosovës.
 Me këtë rast Kryesia e BI të Kosovës dhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava familjarëve të viktimave dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës u përcjellim ngushëllimet më të sinqerta.

Të nderuar familjarë!
Në këto momente të rënda për ju, ne ndajmë dhembjen me ju për humbjen e bijve dhe bijave më të mira të cilët në kërkim të një jete më të mirë, pësuan një tragjedi, që do të mbetet gjatë në kujtesën e populli tonë.
Për Ju të nderuar familjarë e lusim të madhin Zot që tu jap forcë e durim në përballimin e dhimbjes për humbjen e më të dashurve tuaj.
Gjithashtu, ne lutemi dhe shpresojmë që kjo të jetë tragjedia e fundit, kur pjesëtarët e popullit tonë lënë vendin e tyre në kërkim të një jete më të mirë dhe pësojnë tragjedi të tilla.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, kërkon nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovë dhe nga faktorët ndërkombëtarë që të bëjnë gjithçka që është e mundur që sa më parë të gjinden kufomat e viktimave, të identifikohen dhe të sillen në atdhe.
Gjithashtu, inkurajomë institucionet që të angazhohen pa kompromis në kapjen e trafikantëve që shkaktuan këtë tragjedi.

Myftiu i Kosovës
Mr. Naim Tërnava

  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
  • TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024

    TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024 / 1445 h. “…ata që dhanë zekatin i pret shpërb…
  • Konkurs

    Datë: 25 mars 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…