Prishtinë, 15 qershor 2017

Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Kryesia e BI-së në bashkëpunim me Medresenë e Mesme “Alauddin” të Prishtinës, e duke e vazhduar traditën shumëvjeçare të prerjes së kurbaneve, në mbledhjen e mbajtur më 16. 05. 2017 vendosi të shpallë:

TENDER

PËR BLERJEN E KAFSHËVE TË TRASHA PËR KURBANE, THERJEN E TYRE, PËRKATITJEN E MISHIT, NGRIRJEN DHE TRANSPORTIN

  1. Ofertuesit në ofertat e tyre duhet të shënojnë shumën që kërkojnë për frymë kafshe në bazë të peshës së kafshës së dedikuar për kurban.
  2. Asnjë kafshë nuk mund të ketë më pak se 400 kg. matje të gjallë, lopa nuk guxon të jetë bartëse, e nëse është dem nuk mund të jetë më i ri se dy vjeçar.
  3. Të gjitha kafshët e dedikuara për kurbane detyrimisht duhet t’i plotësojnë kushtet e kërkuara për kurban sipas sheriatit.
  4. Kafshët e trasha të dedikuara për kurbane duhet detyrimisht të posedojnë matrikulën dhe librezën që dëshmon për gjendjen shëndetësore të kafshës.
  5. Kafshët e trasha duhet t’i ofrohen komisionit të Kryesisë së BI-së për prerjen e kurbaneve më së voni tri ditë para kurban-bajramit gjegjësisht nga data 29. 08. 2017.
  6. Ofertuesit duhet të garantojnë se therjen e kurbaneve do ta bëjnë brenda tri ditëve të bajramit, kurse përgatitjen e mishit dhe ngrirjen e tij me -40oC bëhet në kohë optimale.
  7. Transportin e mishit të kurbaneve do ta bënë sipas kërkesës së palës kontraktuese nga vendi ku gjendet mishi e deri në vendin e caktuar nga pala kontraktuese.
  8. Me rastin e ofertimit, në qoftë se nuk do të ketë oferta serioze dhe bindëse nga vendi, përparësi do të kenë ato oferta nga ndonjë shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe më i përshtatshëm për ne.
  9. Oferta me shkrim dorëzohet në Kryesinë e BI-së të Republikës së Kosovës, më së largu 15 ditë pas botimit në web-faqen zyrtare të Kryesisë (www.bislame.net) .

Kryesia e Bashkësisë Islame do ta njoftojë me shkrim vetëm atë ofertues i cili përzgjidhet në bazë të kushteve më të përshtatshme dhe sigurisë së mjaftueshme.

Kryesia e BI-së të Kosovës

  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
  • TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024

    TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024 / 1445 h. “…ata që dhanë zekatin i pret shpërb…
  • Konkurs

    Datë: 25 mars 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…