Prishtinë, 15 qershor 2016
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” për H. Selim MUÇA, ish -kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar. Çmimi iu nda nga Universiteti Bedër në Tiranë. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të komuniteteve fetare nga Shqipëria, Maqedonia, përfaqësues të trupit diplomatik me seli në Tiranë, përfaqësues të shumtë të medies, si dhe akademikë dhe shumë personalitete të kulturës dhe artit shqiptar. Selim Muça, kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, përgjatë viteve 2004 – 2014, sot u shpall Kryetar Nderi i KMSH-së.

Për respekt të figurës së Kryetarit të Nderit të Komunitetit Mysliman, myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, mbajti një fjalë rasti, e pas tij edhe kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Dedë Edmond Brahimaj, si dhe me të pranishmit ndanë kujtime të vyera të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve që përfaqësojnë dhe Komunitetit Mysliman nën drejtimin e Selim Muçës

Në fjalën e tij përshëndetëse rektori i Universitetit Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, vlerësoi lart figurën e Kryetarit të Nderit të KMSH-së, për vlerat dhe kontributin e tij në promovimin e besimit, harmonisë dhe tolerancës ndërfetare në vendin tonë. Gjithashtu ai nuk la pa përmendur kontributin e z. Muçës në themelimin e Universitetit Bedër.“Ishin vizioni, objektivat dhe puna këmbëngulëse e tij që u arrit në vitin 2011, pra hapja e këtij universiteti, në përbërje të të cilit është edhe Departamenti i Shkencave Islame”, tha ai.

Ndërsa kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj, gjatë fjalës së tij përshëndetëse e vuri theksin mbi bashkëpunimin ndër vite të bashkësive islame në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Sipas tij fryti i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet këtyre institucioneve po e zhvillon gjithmonë e më tej përfshirjen e besimit islam në edukim, kulturë e në fusha të gjera të shoqërisë. Në këtë aspekt ai e vlerësoi z. Muça si një misionar, e që duhet marrë shembull në kontributin e tij. {gallery}honoriselimuca{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu i Kosovës shtroi iftari për nder të Fitores së Bedrit

Prishtinë, më 27 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…