Ballina Lajme Ka nisur shpërndarja e mishit të kurbanëve

Ka nisur shpërndarja e mishit të kurbanëve

Prishtinë, 15 shtator,2017

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, përmes Shoqatës së saj “Bereqeti” qe disa ditë ka bërë shpërndarjen e mishit të kurbanëve për familjet nevojtare.

Shoqata “Bereqeti” mishin e kurbanëve e shpërndan nëpërmjet këshillave lokalë të Bashkësisë Islame gjithandej Republikës, këshillat lokalë janë ata që ua japin drejpërdrejt familjeve në nevojë.
Këtë vit, në përgjegjësi të Kryesisë së BIK-ut, janë therur 8218 kurbanë. Procesi i therjes së kurbanëve është realizuar gjatë tri ditëve të Kurban-Bajramit, sipas standardit Halal ashtu siç kërkojnë rregullat fetare dhe njëkohësish nën mbikëqyrjen e veterinerëve dhe teknologëve të ushqimit. Kurbanët janë therur në Hungari, dhe, pas përgatitjes adekuate sipas standardeve të BE-së dhe kontrolleve të nevojshme nga autoritet hungareze, mishi i kubanëve ka filluar që të vijë në Kosovë.
Sasia e mishit që ka arritur në Kosovë, u është shpërndarë familjeve në nevojë përmes Shoqatës “Bereqeti” gjithandej Kosovës. Deri në këtë moment janë shpërndarë mbi 15 tonë mish, ndërsa do të vazhdohet me shpërndarje sapo të arrijë edhe kontingjenti tjetër.

Me këtë rast njoftojmë të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë projekt se amaneti i tyre tashmë është çuar në vend.
Mishi i kurbanëve përdoret edhe për mbarëvajtjen e institucioneve arsimore të Bashkësisë Islame të Kosovës siç janë medresetë në Prishtinë, Prizren e Gjilan. Po ashtu mishi i kubanëve do të shpërndahet edhe për institucionet e tjera publike që kanë nevojë si dhe për shoqata e asociacione të ndryshme.

Shfaq më shumë artikuj të ngjashëm
Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim kryetarin e Dibrës, Ruzhdi Latën

Prishtinë,14 nëntor 2017 Myftiu i Republikës së Kosovës, mr. Naim ef. Tërnava, priti në ta…