Ballina Lajme Shoqata Humanitare Bereqeti gjatë muajit Ramazanit shpërndanë 5000 pako ushqimore për 5000 familje

Shoqata Humanitare Bereqeti gjatë muajit Ramazanit shpërndanë 5000 pako ushqimore për 5000 familje

Prishtinë, 5 maj 2019

Shoqata Humanitare Bereqeti e cila operon në kuadër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës gjatë këtij muaji të bekuar të Ramazanit ndihmon 5000 familje të varfëra dhe skamnore me nga 5000 pako ushqimore. Kjo ndihmë janë donacion nga Drejtoria e Vakfëve të Republikës së Turqisë.

Xheldin Fazliu nga shoqata Bereqeti tha se Shpërndarja e tyre bëhet nëpërmjet Këshillave të BI të Kosovës, si dhe në bashkëpunim drejtoritë për mirëqenie sociale nëpër Komuna të Kosovës. Edhe viteve të kaluara Drejtoria e Vakfëve të Republikës së Turqisë ka sjellë ndihma me pako ushqimore që iu janë ndarë nevojtarëve nga Shoqata Humanitare Bereqeti.

Po ashtu janë ndihmuar edhe familje nevojtare nga komuna e Bujanovcit si dhe disa shoqata që trajtojnë personat me aftësi të kufizuara.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Konferenca Ndërkombëtare për Paqe dhe Solidaritet në Paris

Prishtinë, 17 shtator 2019 Sot filloi punën Konferenca Ndërkombëtare për Paqe dhe Solidari…