Ballina Lajme Shoqata Bereqeti shpërndau çanta për fëmijët e komunës së Prishtinës

Shoqata Bereqeti shpërndau çanta për fëmijët e komunës së Prishtinës

2 tetor 2019

Në vazhdën e aktiviteteve për nder të fillimit të vitit të ri shkollor, Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, sot shpërndau çanta me materiale shkollore për fëmijët e disa shkollave në komunën e Prishtinës.

Koordinatori i kësaj shoqate për komunën e Prishtinës, Nexhmi ef. Hoxha, tregoi se shoqata “Bereqeti” për nder të fillimit të vitit të ri shkollor, ka bërë shpërndarjen e 1500 çantave me material shkollor për gjithë terriorin e Kosovës, ndërsa ne sot po shpërndajmë 150 çanta në shkollat Hilmi Rakovica, Anton Zako Çajupi në Bardhosh, si dhe shkollën Nexhmi Mustafa në Besi, me paralelet e saj në Prugovc, Rimanishtë dhe Lebanë. Ai falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët kanë ndihmuar me këtë donacion në mënyrë që fëmijët mos ta ndiejnë mungesën gjërave elementare për vijimin e mësimit.

Zëvendësdrejtoresha e shkollës fillore Hilmi Rakovica, znj. Zyla Osmani, falënderoi Bashkësinë Islame të Kosovës, më konkretisht shoqatën Bereqeti për këto dhurata që sot ua kanë bërë nxënësve, si dhe për ndihmat dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që kanë.

Edhe fëmijët të gëzuar shprehën falënderimet më të sinqerta për këto dhurata që sot i kanë marrë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Botimet e Bashkësisë Islame të Kosovës iu dhuruan Bibliotekës së qytetit të Mitrovicës

Zyrtarë komunal nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport,me 20 nentor kanë pritur në një …