Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ka pritur në një takim lamtumirës përfaqësuesin special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (KB), shefin e deritashëm të UNMIK-ut në Kosovë, Farid Zarif.
Myftiu Tërnava e falënderoi z. Zarif për punën, kontributin dhe angazhimin e tij në Kosovë,  si dhe  i uroi sukses në misionin e tij të ri.

Myftiu Tërnava po ashtu  vlerësoi lart  punën dhe kontributin e agjencive të Kombeve të Bashkuara për Kosovën
Ndërsa, në anën tjetër, shef i deritashëm i UNMIK-ut në Kosovë, Farid Zarif, e falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për bashkëpunim e mirë gjatë misionit të tij në Kosovë, duke vlerësuar progresin që ka shënuar Kosova përgjatë këtyre viteve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…